Deklaratë e Presidentes Osmani

Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij. Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së. Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse.  I siguroj qytetarët e vendit se institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të hezitojnë të veprojnë çdoherë kur cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend.

Fjalimi i Presidentes Osmani në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të FSK-së

Shumë të nderuar ushtarë, rekrutë në radhë të parë, Nënoficer dhe oficer të forcave të armatosura të ushtrisë sonë të dashur, Shumë të dashur familjar që sot krenoheni me të arriturat e bijve dhe bijave tuaj, I nderuar kryeministër i Republikës, z. Kurti! I nderuar ministër i Mbrojtjes, z. Mehaj! I nderuar komandant i FSK-së, z. Rama! E nderuar gjeneralbrigade Irfete Spahiu Dhe të gjithë ju të pranishëm, Sot është ditë e veçantë për ushtrinë tonë por edhe për shtetin tonë, sepse po certifikohen 180 rekrutë të rinj. Pra, prej sot, FSK-ja forcon radhët e veta dhe dëshmon përkushtimin e vajzave e djemve, të cilët nga sot marrin përgjegjësi të reja mbi vete. Prej sot shteti ynë është edhe më i fortë. Këta 180 rekrutë, tashmë janë ushtarë të shtetit të Kosovës, të shtetit tonë të pavarur e sovran e me territor të pacenueshëm, të përgatitur dhe të gatshëm për t`i dalë zot atdheut kurdo që të jetë nevoja. Si komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, jam jashtëzakonisht krenare që po e shoh çdo ditë e më tepër përparimin e FSK-së, të ushtrisë sonë, e cila është jo vetëm garancë e jona, por edhe partnere e përgatitur profesionalisht krahas me aleatët tanë strategjikë në funksion të paqes kudo ku rrezikohet ajo. Sot ndihem veçanërisht krenare, kur shoh që në mesin e 180 rekrutëve janë edhe 12 vajza ushtare sepse shanset e barabarta në kuadër të ushtrisë sonë gjithnjë janë dëshmi e përparimit të Forcës.  Historia jonë është përplot me gra të guximshme, të cilat e treguan vetën jo vetëm në luftë, por edhe sot teksa bartin uniformën e ushtrisë sonë e numri i tyre duhet të rritet edhe mëtej. Hapja e FSK-së ndaj vajzave e grave është jo vetëm nevojë, por edhe domosdoshmëri. Prandaj jam besimplote se me këto ushtare e ushtarë të ri, FSK-ja do të vazhdojë zgjerimin e kapaciteteve operacionale dhe do të jetë ndërvepruese me partnerët tanë strategjik. Të nderuar të pranishëm, E ardhmja garantohet duke e ndërtuar atë, prandaj me certifikimin e sotëm po zgjerohet baza e Forcave tona të Armatosura, respektivisht e Republikës së Kosovës. Ju jeni sot këtu për t`u dalë në ballë sfidave, ndaj rritja e profesionalizmit është një proces i pandërprerë dhe parakusht për sigurinë dhe stabilitetin e shtetit. Forca jonë është në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe të paprekshmërisë së territorit të Republikës sonë, sikurse edhe të aleancës sonë me partnerët në shërbim të paqes. Ushtarët tanë do të jenë kudo që rrezikohen interesat tona, por edhe ato të aleatëve tanë amerikanë e evropianë e më gjerë. Siç e dini ju, FSK-ja ndodhet në proces të transformimit dhe arritjes së Kapaciteteve të Plota Operacionale. Ndaj, në këtë kontekst, s`kam fije dyshimi se qoftë përgatitja taktiko-fizike dhe operacionale e ushtarëve të Forcës është dhe do të jetë në nivelin e lartë dhe konform standardeve të kërkuara. Ushtare e ushtarë të nderuar, ju duhet ta keni vëmendjen tuaj se sot jeni ushtarë të një Republike për të cilën është derdhur shumë gjak, është sakrifikuar shumë për uniformat që ju i bartni sot. Prandaj bartni ato me krenarinë më të madhe për një të ardhme që shpresojmë do të jetë e ardhme e Republikës sonë brenda Aleancës Veri-Atlantike – NATO-s. Në ushtrinë e kombeve, ne do të përfaqësohemi dinjitetshëm nga secili prej jush me profesionalizëm, duke ngre lart flamurin dhe nderin e shtetit të Kosovës. Ju uroj të gjithëve suksese në rrugëtimin tuaj në ushtrinë e Kosovës. Uroj të jeni në krye të zbatimit të detyrave me profesionalizëm me integritet e me ndershmëri. Kam besimin e plotë se do të angazhoheni me përkushtim e përgjegjësi në përmbushjen e misionit tuaj! Zoti ju bekoftë! Zoti i bekoftë forcat tona të armatosura! Zoti e bekoftë Republikën tonë! Ju faleminderit!  

Deklarimi i Presidentes Vjosa Osmani në konferencën për media

Të nderuar qytetarë,  Të nderuar përfaqësues të mediave ju falënderoj për prezencën tuaj sot, Kam ftuar këtë konferencë për të diskutuar në lidhje me disa çështje që janë trajtuar në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, e që kanë të bëjnë ekskluzivisht me sundimin e ligjit në vend.  Në veçanti, e konsideroj të nevojshme të ndalem tek disa prej temave që kanë të bëjnë me procesin e vetingut në Republikën e Kosovës, me rendin dhe ligjin në vendin tonë duke e përfshirë veriun, si dhe tek çështja e procesit zgjedhor.    Sa i përket Vetingu, Komisioni Evropian konstaton se rivlerësimi i plotë dhe i njëhershëm i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz. Si Presidente e vendit, nuk pajtohem fare me këtë konstatim. Në fakt, mungesa e vetingut do të ishte shqetësim serioz, e jo përmbushja e këtij procesi. Mos-realizimi i vetingut nuk i kontribuon as përpjekjeve të institucioneve të Republikës së Kosovës për garantim të sundimit të ligjit, e as të ardhmes evropiane të vendit tonë. Tutje, në këtë raport, Komisioni Evropian konsideron se procesi i vetingut do të duhej të ishte një masë e fundit dhe e jashtëzakonshme, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet dhe mekanizmat ekzistues. Edhe ky konstatim është i gabuar madje edhe kontradiktor për shkak se mekanizmat ekzistues janë këtu për vite të tëra dhe kanë rezultuar joefektiv. E vërteta është se nëpërmjet këtyre mekanizmave nuk është arritur as rritja e profesionalizmit, integritetit dhe besimit qytetar në institucionet e drejtësisë. Për këto, BE vet ka kritikuar për vite të tëra. Prandaj, vetingu jo vetëm që është i rëndësishëm, por është edhe i domosdoshëm, dhe e vetmja mënyrë për të arritur të gjitha ato synime, që edhe vet Bashkimi Evropian i ka paraqitur si kërkesa dhe prioritete për Kosovën për vite me radhë.  Për dallim nga ajo që konstatohet në Raportin e Bashkimit Evropian, ky proces do të jetë i vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës. Për vite me rradhë, raporte të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare kanë konstatuar ngecjet në sistemin e drejtësisë, dhe mungesën e mekanizmave adekuatë për trajtimin e këtyre ngecjeve. Si rrjedhojë, është mëse e qartë se vetëm me mekanizmat ekzistues, nuk do të ketë mundësi që të realizohen reformat e dëshiruara në sistemin tonë të drejtësisë.  Vetingu prandaj do të jetë instrument kyç për verifikimin e integritetit, profesionalizmit dhe kontrollit të pasurisë të subjekteve të këtij vetingu. Ky proces do të jetë po ashtu mekanizëm për të nxjerrë në pah gjyqtarët, prokurorët dhe personelin administrativ e mbështetës që kanë integritet dhe janë profesionistë. Vetingu do të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, si dhe praktikat më të mira të shteteve që kanë zhvilluar vetingun para Kosovës.  Kjo do të duhej të shihej si përpjekja kryesore e institucioneve të vendit tonë për të garantuar sundim të rendit dhe ligjit, duke ndërmarrë reforma të thella në sistemin e drejtësisë, dhe duke siguruar pavarësinë e këtij sistemi nga ndërhyrjet qoftë të natyrës politike, qoftë të natyrës kriminale. Prandaj si Presidente e vendit jo vetëm që kërkoj që ky proces të vazhdojë e mos të ndalet, por edhe të përshpejtohet si një domosdoshmëri. I inkurajoj të gjitha institucionet përgjegjëse që të vazhdojnë këtë punë me prioritet e në bashkëpunim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtar. Ndërkaq, si Presidente e vendit do të vazhdoj, siç kam bërë deri më tani, të aplikoj standardet më të larta të ligjshmërisë dhe integritetit në të gjitha emërimet që bëj, përfshirë ato në sistemin e drejtësisë. Ka pasur raste në të kaluarën kur në tavolinën time kanë ardhur propozime që nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore, qoftë persona  të cilët në të kaluarën kanë kryer vepra penale, qoftë persona që në të kaluarën e kanë kryer provimin e jurisprudencës vetëm në Serbi në vitin 2010, natyrisht edhe kjo në kundërshtim me ligjin, por asnjëra nga këto nuk janë nënshkruar nga ana ime. Unë nuk jam Presidente që nënshkruaj letra të bardha dhe prandaj, para proceseve që implikojnë emërime të përjetshme në pozita vendimtare për Sundimin e Ligjit në vend, siç është rasti i Gjyqtarëve e Prokurorëve, do të udhëhiqem përherë dhe çdoherë nga parimi i zbatimit dhe respektimit të integritetit dhe profesionalizmit. Tema e dytë që dua të trajtoj  është gjendja në Komunat tona Veriore sa i përket Sundimit të Ligjit. Komisioni Evropian, edhe këtë vit sikurse vitet paraprake, e konfirmon se situata në veri te vendit është sfiduese sa i përket korrupsionit, krimit te organizuar dhe mungesës se lirisë se shprehjes.  Kjo situatë sipas Komisionit paraqet sfidë për agjencitë ligjzbatuese në Kosovë.  Dhe po ashtu Komisioni Evropian në këtë raport kërkon nga Kosova dhe institucionet e saja, po citoj “Duhet të merren masa shtesë për të luftuar pikëkalimet ilegale te kufirit dhe aktivitetet kriminale të lidhura (përfshirë korrupsionin), veçanërisht ne kufirin me Serbinë.”  Ne kërkojmë nga të gjithë zyrtarët e BE-së, që t’i qëndrojnë besnik këtyre deklaratave në mënyrë që sa herë institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës luftojnë krimin, korrupsionin, kontrabandën në çdo cep të vendit tonë, përfshirë në veri, ta kemi përkrahjen e këtyre zyrtarëve, e jo kundërshtimin e tyre.  Qëndrimi im si Presidente në lidhje me këtë është tashmë i qartë: në luftë me krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk ka kompromis në asnjë pjesë të Republikës sonë. Kjo është dëshmuar tashmë nga institucionet e vendit dhe këtë qëndrim e kemi të paluhatshëm. Meqë këto janë konstatime të Bashkimit Evropian, siç edhe i lexova, presim nga ta përkrahje të plotë në drejtim të veprimeve të institucioneve tona sa i përket sundimit të ligjit në çdo pjesë të Kosovës, përfshirë edhe në veri, si pjesë e pandashme e vendit tonë. Prandaj shpresoj që në të ardhmen, zyrtarët e BE-së mos të bëjnë deklarata të njëanshme e të pabazuara të cilat vetëm sa mund të rrisin tensionet dhe pengojnë përpjekjet tona për sundim të ligjit në çdo cep të Kosovës.  Mua më vjen mirë që ka pas sot reflektim në këtë drejtim, prandaj edhe e mirëpres deklaratën e sotme të Sekretarit Blinken ku natyrisht

This site is registered on wpml.org as a development site.