Presidentja Osmani priti në takim Auditoren e Përgjithshme, znj. Vlora Spanca

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, znj. Vlora Spanca. Presidentja Osmani i ka uruar detyrën znj. Spanca, duke i dëshiruar sukses në punë.
Presidentja Osmani vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në një takim me një delegacion të Misionit Vëzhgues të zgjedhjeve të BE-së

Presidentja, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të BE-së. Delegacioni i kryesuar nga eurodeputeti Lukas Mandle dhe eurodeputetja Viola von Cramon, përbehej edhe nga Róża Thun Und Hohenstein (EPP), Ms Michèle Rivasi (Greens/EFA), Thijs Reuten (S&D), si dhe një numër ekspertësh të BE-së.
Presidentja: Qytetarët e Kosovës janë ata që mundësojnë dhe mbrojnë çdo proces demokratik që ka të bëjë me jetën e tyre

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar sot për zgjedhjet lokale në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik, në Prishtinë.
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në New York, për të marrë pjesë në takimin e rradhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë. Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, Presidentja Osmani do të paraqesë ta arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës, sfidat dhe perspektivën.
Deklaratë e Presidentes Osmani lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar

Lufta kundër krimit të organizuar është e pakompromis dhe e panegociueshme. Të negociosh e të bësh kompromis me krimin është të bëhesh njëri prej tyre. Prandaj aksioni i sotëm i policisë dhe doganës së Kosovës, i autorizuar nga institucionet e drejtësisë, nuk mund të quhet “aksion në veri”, sepse ai ishte aksion në pjesë të ndryshme të Kosovës, ndaj personave të etnive të ndryshme, e që të përbashkëtën e kishte kontrabandën dhe krimin e organizuar. Ky lloj i krimit ka qenë gjithnjë multietnik. Disa shqiptarë në jug e disa serbë në veri e persona të etnive të tjera, shpeshherë të ndihmuar nga politikanë të caktuar, ka vite që kanë organizuar këtë krim. Por, ato ditë kanë perënduar. Lufta ndaj krimit të organizuar nuk e ka siglën e përkatësisë etnike, por siglën e përkatësisë në grupe kriminale. Kushdo që tenton ta paraqesë ndryshe, është ndihmëtar ndaj grupeve kriminale, të cilat BE-ja ka dy dekada që po kërkon t’i luftojmë. Tani që kjo luftë ndaj krimit është e vërtetë, e pakompromis, dhe e panegociueshme, presim që BE të qëndrojë besnike ndaj vlerave të sundimit të ligjit të cilat vetë i përfaqëson.
Presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e KFOR-it, në Kosovë, gjeneralmajor Franco Federici, me rastin e përfundimit të mandatit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar komandantin e KFOR-it, në Kosovë, gjeneralmajor Franco Federici me Medaljen Presidenciale Ushtarake për kontribut në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit gjatë mandatit të tij në krye të këtyre trupave. Presidentja Osmani ka theksuar gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in, duke potencuar se synim strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO.
Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me Konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara në Beograd

Serbia po vazhdon përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës me narrativë e argumente të falsifikuara. Së fundi, në konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara (NAM), që po mbahet në këtë shtet, Serbia sërish po e keqpërdor statusin e shtetit vëzhgues me synim për ta shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës.
Presidentja Osmani priti në takim drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Nona Zicherman

Prishtinë, 11 tetor 2021 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Nona Zicherman, të cilën e ka përgëzuar dhe për detyrën dhe i ka uruar sukses në angazhimin e saj. Më tej, Presidentja Osmani ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me UNICEF-in.
Presidentja Osmani ka takuar klubin futbollistik të vajzave “Prishtina”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar klubin futbollistik të vajzave “Prishtina”, në ditën ndërkombëtare të vajzave.
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Mbretërisë së Arabisë Saudite

Prishtinë, 8 tetor 2021 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e ri, jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Kosovës, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.