presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim Auditoren e Përgjithshme, znj. Vlora Spanca

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, znj. Vlora Spanca. Presidentja Osmani i ka uruar detyrën znj. Spanca, duke i dëshiruar sukses në punë.

Presidentja ka theksuar rolin e rëndësishëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit, dhe ka inkurajuar Auditoren e Përgjithshme që të punoj në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies publike. Presidentja po ashtu ka theksuar nevojën e përmbushjes së mandatit kushtetues e ligjor të ZKA-së, duke siguruar që paraja publike të menaxhohet si duhet.
 
Në anën tjetër, Auditorja e Përgjithshme ka njoftuar Presidenten lidhur me punën, aktivitetet dhe sfidat e ZKA-së. Znj. Spanca po ashtu ka ofruar edhe informata lidhur me bashkëpunimin e ZKA-së me institucione e organizata ndërkombëtare të auditimit, si dhe ka theksuar rëndësinë e respektimit të legjislacionit vendor dhe praktikave ndërkombëtare në procesin e auditimit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.