Fjala e Presidentes Osmani në Ditën Botërore të Habitateve

Të nderuar të pranishëm, I nderuar Kryeministër i vendit, z. Kurti, I nderuar Udhëheqës i Zyrës së UN Habitat në Kosovë, z. Siddique I nderuar Ministër Aliu, E nderuar Koordinatore për Zhvillim e OKB-së, znj. Richardson Të nderuar deputetë, akademikë e përfaqësues të shoqërisë civile, Zonja dhe Zotërinj, Është viti 2021 dhe ne jemi vetëm 9 vite larg vitit 2030 – viti kur synojmë që e gjithë bota të gjej veten në një situatë ku gëzojmë mirëqenie më të mirë, standard më të lartë të jetesës, ku varfëria dhe uria do të jenë nën kontroll e pothuajse tërësisht të luftuara, e kur jetesa jonë në vendbanimet tona do të kontribuoj në shëndetin tonë fizik dhe mendor. Kjo ka qenë zanafilla e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të cilat u përpiluan dhe u dizajnuan me idenë për të mobilizuar shoqëritë tona për një vetëdijesim shumë më të lartë rreth ndikimit të përditshëm të veprimeve tona në ekosistemet që na rrethojnë e në planetin në të cilin jetojmë. Agjenda e vitit 2030 ka një qëllim të vetëm – ajo synon që deri në vitin 2030 ne të gjithë të jetojmë më mirë, me më shumë mirëqenie e me më shumë barazi. Sot ne jemi po ashtu vetëm 29 vite larg vitit 2050. Në përputhje me Marrëveshjen e Parisit, brenda kësaj periudhe ne duhet të punojmë fort e të bashkëpunojmë ngushtë e të largojmë karbonin nga boshti i aktivitetit tonë njerëzor e ekonomik. Është ky viti i dytë pandemik e pandemia ka shpërfaqur edhe më shumë se kurrë problemet në sistemet menaxhuese e politikbërëse të kohës sonë. Ne e kemi të qartë që gjërat nuk mund të vazhdohen të bëhen siç i kemi bërë për një kohë të gjatë. Përveç vetëdijesimit për rëndësinë e bashkëpunimit për mbrojtjen e shëndetit kolektiv, pandemia duhet të shërbejë edhe si një thirrje për t’i bërë gjërat më ndryshe, në mënyrë më gjithëpërfshirëse e me impakt më të qëndrueshëm. E mbi të gjitha, si një thirrje për të marr përgjegjësi në të gjitha nivelet. Në këtë rrugëtim, përgjegjësia kolektive dhe përgjegjësia individuale shkojnë kokë me kokë, sepse suksesi do të jetë i mundur vetëm atëherë kur të gjithë nga niveli lokal e niveli qendror, tek akterët shtetëror e jo shtetëror punojmë së bashku e bëhemi pjesë e gjetjes së zgjidhjeve për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi. Është më se e drejtë që kur statistikat na tregojnë se qytetet sot përbëjnë më shumë se 50% të popullsisë së planetit, 80% të prodhimit global ekonomik, dy të tretat e konsumit global të energjisë dhe më shumë se 70% të emetimeve vjetore globale të karbonit, ne duhet të mblidhemi sot për të diskutuar për mënyrat se si të përshpejtojmë veprimin në nivelin urban për të kontribuar drejt një bote të çliruar nga karboni. Jo shumë kohë më parë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha se: ‘Qytetet do e përcaktojnë nëse do të dalim fitimtarë apo humbës në luftën për klimën.’ Dhe me trendet në rritje të urbanizimit, roli qendror i qyteteve do të vazhdojë të rritet gjithnjë e më shumë. Parashihet që deri në vitin 2050, më shumë se 70% e popullsisë së botës do të jetojë në qytete. Me fjalë të tjera, nevoja për infrastrukturë urbane sa vjen e shtohet prandaj është koha e fundit që ne të veprojmë. Prandaj, mundësia e radhës më e mirë e jona për të vepruar prej së vërteti në këtë drejtim është pikërisht sot, sepse koha e duhur për investim në qytetet tona të mençura ishte dje. E përderisa ne sot flasim për rëndësinë e veprimit në këtë drejtim, të gjithë e kemi mundësinë që ta bëjmë diferencën shumë shpejt. Mundësia e parë është pikërisht zgjedhja e atyre që do të jenë në krye të planifikimit e politikbërjes në nivel lokal në komunën tuaj. Jo që dua ta politizoj këtë paraqitje, por në këto zgjedhje lokale ju ftoj që të shfrytëzoni ditët e fushatës për të komunikuar me kandidatët tuaj të preferuar dhe të kërkoni drejtpërdrejt nga ata që të sigurohen që në programet e tyre të kenë të përfshirë në mënyrë sa më konkrete edhe atë që tashmë i referohemi si “Agjenda e Gjelbër”. Mos e humbisni këtë rast – filloni ta kërkoni ndryshimin e nevojshëm. Filloni nga komuna juaj! Filloni nga qyteti juaj! Një gjë është e qartë. Ndërsa çdo ditë ka nevoja unike, sektorët kryesor që kontribuojnë drejtpërdrejt në ndërtimin e qyteteve të qëndrueshëm dhe më të zgjuara të së ardhmes janë: mobiliteti, energjia, mjedisi, e planifikimi urban. Dhe është identifikimi dhe propozimi i politikave të duhura në këto fusha që do të na ndihmojnë në arritjen e rezultateve të dëshiruara. Për të pasur sukses në këtë drejtim, përveç vullnetit, por edhe buxhetit – duhet mbi të gjitha të kemi vizionin për të arritur këtë qëllim. E sot jam këtu për të thënë që ndjej se ky vizion nuk iu mungon institucioneve të reja të Kosovës. Institucionet tona e kanë të qartë pse duhet punuar fort për një të ardhme pa karbon. Ju të cilëve po u shohim sot këtu e keni fare të qartë pse duhet të veprojmë në këtë drejtim. Të rinjtë e të reja tona çdo ditë e dëshmojnë që e dinë çdo ditë e më shumë dhe janë të vetëdijshëm pse gjurmët e karbonit duhet t’i lëmë pas. Prandaj, si kurrë më parë, e shoh që ne e kemi rastin e artë për të bashkuar forcat për ta bërë ndryshimin të mundur në këtë drejtim. Andaj, ju ftoj që së bashku të punojmë për ndërtimin e jetësimin qyteteve të mençura, të qëndrueshme e të gjelbra. Të punojmë së bashku për një të ardhme ku në vend të burimeve fosile siç është thëngjilli, ne zgjedhim burimet e ripërtëritshme të energjisë. Në vend të izolimit, ne zgjedhim gjithpërfshirjen. Në vend të betonit, ne zgjedhim hapësira të gjelbra. Në vend të transportit privat, ne orientohemi tek transporti publik. Pra, një të ardhme ku e mundësojmë bashkëjetesën e zhvillimit ekonomik me mbrojtjen e ekosistemeve dhe habitateve

Presidentja në 24 vjetorin e protestave studentore: Kujtesa për 1 Tetorin përbën thirrje për veprim të matur e të vendosur për forcimin e shtetësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku më kryeministrin Albin Kurti, në 24 vjetorin e protestave studentore të 1 tetorit, kanë pritur në takim bashkëshorten, familjarët si dhe bashkëpunëtorët e ish-rektorit të UP-së, Ejup Statovcit.
Presidentja: Zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë është angazhim i yni i përditshëm, derisa ta zbardhim fatin e secilit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sot trupat e shtatë qytetarëve tanë të vrarë nga regjimi gjenocidal serb në Masakrën e Rezallës dhe eshtrat e dy trupave që ribashkohen, u kthyen në atdheun e tyre nga Kizhevaku.
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. Pasi i uroi mirëseardhje ambasadorit të ri italian, Presidentja Osmani theksoi se Republika e Kosovës dhe Italia gëzojnë raporte të shkëlqyeshme dhe se pret që këto raporte të thellohen edhe më tutje.
Presidentja Osmani nënshkruan amendament të marrëveshjes me SHBA-të, Kosova përfiton 3 milion dollarë shtesë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi, kanë nënshkruar sot amendamentin 3 të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin Republika e Kosovës përfiton edhe 3 milion dollarë shtesë, duke rritur grantin total në mbi 41 milion dollarë.
Presidentja Osmani priti në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Presidentja Osmani u takua me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e SHBA-ve, Nicholas J. Giacobbe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, z. Nicholas J. Giacobbe, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend pas vendimit për reciprocitet të targave me Serbinë.
Ceremonia e inaugurimit të Qendrës Nacionale të Xhudos

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë Jörn Rohde

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, me të cilin biseduan lidhur me situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë në veri të vendit. Presidentja Osmani theksoi se Republika e Kosovës në asnjë rast nuk ka nxitur apo krijuar tensione dhe se prezenca e forcave policore në veri është në shërbim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike për të gjithë qytetarët pa dallim. Sipas Presidentes Osmani Serbia nëpërmjet diskursit dhe veprimeve nxitëse, është duke tentuar ta destabilizojë veriun e vendit. Më tej, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të realizuar reforma përmbajtësore në fushën e sundimit të ligjit, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm dhe avancim të mëtutjeshëm në procesin e integrimeve euroatliantike. Presidentja Osmani po ashtu ka uruar ambasadorin Rohde për procesin zgjedhor në Gjermani, duke theksuar se Republika e Kosovës është çdoherë e gatshme për thellim të bashkëpunimit me institucionet gjermane.