Presidentja Osmani takoi drejtues të institucioneve të sigurisë lidhur me situatën e sigurisë në vend

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka zhvilluar takime me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, shefin e Misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.
Presidentja: Më 26 shtator të vitit 1991 rrugëtimi i Kosovës mori kahun e synuar ndër breza

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se tridhjetë vjetë më parë, përcaktimi politik i shprehur me Referendumin për pavarësi të Kosovës nga Serbia, ishte hapi përmbajtësor pas Deklaratës së 2 Korrikut, Kushtetutës së Kaçanikut dhe së fundi paraprijës i 17 shkurtit të vitit 2008.
Presidentja: Masakra ndaj Familjes Deliu është dëshmi e egërsisë së forcave gjenocidale serbe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën ndaj Familjes Deliu.
Presidentja Osmani ndërpret vizitën në Nju Jork shkaku i zhvillimeve në veri

Presidentja e Republikës së Kosovë Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Nju Jork dhe është nisur për në Prishtinë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit.
Presidentja Osmani: Serbia dhe regjimi hegjemonist i Vuqiqit janë burimi kryesor i destabilizimit në rajon

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmeve të fundit ndaj institucioneve publike në veri të vendit nga strukturat kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia.
Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla takuan kryeministrin e Belizesë, John Briceño

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla takuan kryeministrin e Belizesë, John Briceño.
Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla takuan kryeministrin e Holandës, Mark Rutte

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sot takuan kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, të cilin e falënderuan për mbështetjen e Holandës në procesin e shtetndërtimit të vendit tonë.
Komunikatë e përbashkët e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryetarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq u takuan sot në Nju Jork gjatë javës së Nivelit të Lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të diskutuar zhvillimet në tri shtetet që përfaqësojnë dhe në Ballkanin Perëndimor. Presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe gjithashtu qëllimin e përbashkët të tyre për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje.
Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla takuan ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, u takuan sot me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto.
Presidentja Osmani u takua me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Nju Jork, ka takuar kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e deritashme ndaj vendit tonë.