presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla takuan kryeministrin e Belizesë, John Briceño

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla takuan kryeministrin e Belizesë, John Briceño.

Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë për kultivimin e raporteve të mira ndërmjet dy vendeve si dhe bashkëpunimin ndërshtetëror.

 
Në funksion këtyre raporteve është edhe nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit për konsultime bilaterale nga dy ministrat e Jashtëm, Gërvalla dhe Eamon Courtenay.

 
Me këtë memorandum synohet forcimi i mëtejmë bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të dy shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, paqen,  sigurinë dhe shumë fusha të tjera.

 
“Memorandumi i zgjeron mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona”, tha presidentja Osmani.

 
Ndërkaq kryeministri Briceño shprehu mbështetje për Kosovën, teksa Presidentja Osmani kërkoi angazhimin e Belizesë  në procesin e njohjes dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.