presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja në 24 vjetorin e protestave studentore: Kujtesa për 1 Tetorin përbën thirrje për veprim të matur e të vendosur për forcimin e shtetësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku më kryeministrin Albin Kurti, në 24 vjetorin e protestave studentore të 1 tetorit, kanë pritur në takim bashkëshorten, familjarët si dhe bashkëpunëtorët e ish-rektorit të UP-së, Ejup Statovcit.

Presidentja Osmani ka ritheksuar vlerësimin e saj për ish-rektorin e UP-së, Ejup Statovci.

“Prof. Statovci i priu protestës së studentëve kundër regjimit serb, më 1 tetor 1997. Kujtesa për ngjarje të tilla përbën rithirrje për veprim të matur e të vendosur për forcimin e shtetësisë së Kosovës”, ka theksuar Presidentja. .

Presidentja Osmani ka thënë se Universiteti, studentët e mësimdhënësit tanë e kanë  refuzuar çdo ideologji dhe kanë ndikuar në mobilizimin tonë për liri.

“Arsimi është njëri ndër mjetet më të rëndësishme për ndërtimin e demokracisë. Shoqëritë që investojnë në dije e arsim, arrijnë zhvillim më të shpejtë e më të qëndrueshëm”, ka thënë Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.