presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Dikur ishin vendet e tjera për ne, e sot jemi ne në gjendje të bëhemi shtëpi e përkohshme e atyre që u detyruan të lënë pas shtëpitë e tyre

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-ve, z. Nicholas Giacobbe, sot kanë vizituar Kampin Liya.

Presidentja Osmani ka thënë se sot kuptuam edhe njëherë rëndësinë e ngrohtësisë e nivelit të dashamirësisë që duhet ta karakterizojnë një vend që i hap dyert për ata që janë në nevojë.
 
“Kosova dhe populli i Kosovës do të jenë gjithnjë aty për të ofruar siguri dhe strehë”, ka theksuar Presidentja.
 
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
 
Sot së bashku me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-ve, z. Nicholas Giacobbe ishim në vizitë në Kampin Liya. E rrethuar nga fëmijët afganë që vazhdonin lojën e harenë, edhe pse në tokë të huaj, sot kuptuam edhe njëherë rëndësinë e ngrohtësisë e nivelit të dashamirësisë që duhet ta karakterizojnë një vend që i hap dyert për ata që janë në nevojë.
Dikur ishin vendet e tjera për ne, e sot jemi ne në gjendje të bëhemi shtëpi e përkohshme e atyre që u detyruan të lënë pas shtëpitë e tyre.
Kosova dhe populli i Kosovës do të jenë gjithnjë aty për të ofruar siguri dhe strehë. Ndihemi të nderuar që jemi në gjendje të qëndrojmë pranë aleatëve tanë!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.