presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takon zyrtarin e BE-së, z. Marko Makovec, jepet mbështetje për vetingun

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim drejtorin në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së, z. Marko Makovec.

Në takim me z. Makovec, Presidentja Osmani ka theksuar se reformat e thella në sistemin e drejtësisë dhe sundimi i ligjit janë prioritete të Kosovës. Sundimi i ligjit, sipas Presidentes Osmani mbetet parakusht kryesor për suksesin e Republikës së Kosovës në çdo fushë përfshirë integrimin në BE.
 
Në këtë kontekst, nga zyrtari i lartë i BE-së Makovec, Presidentja Osmani ka marrë mbështetjen për realizimin e procesit të vetingut në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane.
 
Në takim me zyrtarin e BE-së, Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova tashmë ka përmbushur të gjithë kriteret dhe se BE-ja duhet ta mbajë fjalën ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave. Më tej, Presidentja Osmani është shprehur në favor të thellimit të bashkëpunimit strategjik me BE-në në çështje politike, diplomatike dhe të sigurisë, por edhe me shtetet veç e veç.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.