presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Filmbërësit tashmë janë ambasadorët tanë, nëpërmjet të cilëve Kosova po hap kapituj të ri të lavdisë

Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, mbrëmë u mbajt premiera e filmit “Zgjoi”, ku morën pjesë personalitete të ndryshme të jetës politike dhe kulturore.

Presidentja Osmani ka thënë se ditë pas dite, sukseset e kinematografisë sonë sa vijnë e bëhen më kolosale.
 
“Nëpërmjet filmit, filmbërësit tanë po e tregojnë rrëfimin e Kosovës, dhimbjet, vuajtjet, sfidat, sukseset, të arriturat, kulturën, mendësinë, zhvillimin dhe historinë tonë. Ata tashmë janë ambasadorët tanë, nëpërmjet të cilëve Kosova po hap kapituj të ri të lavdisë!”, ka thënë Presidentja Osmani.
 
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
 
Nder e kënaqësi e veçantë që mbrëmë së bashku me ekipin e filmit “Zgjoi”, organizuam premierën e filmit në Kosovën tonë.
 
Kur një histori dhimbjeje, frymëzimi, sakrifice, përkushtimi, humbjeje e triumfi siç është historia e znj. Fahrije Hoti dhe e grave të Krushës vjen nën interpretimin maestral të aktorëve tanë të jashtëzakonshëm në krye me Yllka Gashin, e shfaqet në ekran me profesionalizëm nën regjinë e një regjisoreje të shkëlqyeshme si Blerta Basholli – rezultati final s’mund të ishte asgjë më pak se sa një krijimtari artistike për ta pasur zili edhe bota.
 
Ditë pas dite, sukseset e kinematografisë sonë sa vijnë e bëhen më kolosale. Nëpërmjet filmit, filmbërësit tanë po e tregojnë rrëfimin e Kosovës, dhimbjet, vuajtjet, sfidat, sukseset, të arriturat, kulturën, mendësinë, zhvillimin dhe historinë tonë. Ata tashmë janë ambasadorët tanë, nëpërmjet të cilëve Kosova po hap kapituj të ri të lavdisë!
Ju faleminderit që historinë tonë po e shndrisni me gjurmë të suksesit. Ju priftë e mbara!
#Zgjoi #HiveFilm #Oscars

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.