Adresimi vjetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Australisë në Kroaci, përgjegjës për Kosovë, z. Andrea Biggi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Australisë në Kroaci, përgjegjës për Kosovë, z. Adrea Biggi.
Presidentja: Në emër të qytetarëve tanë falënderoj Presidentin Macron dhe popullin francez për donacionin me 117.000 vaksina Pfizer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se beteja me COVID-19 ende nuk ka përfunduar, derisa ka falënderuar Presidentin Macron dhe popullin francez për donacionin me 117.000 vaksina Pfizer.
Presidentja Osmani priti Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot me nderimet më të larta shtetëror në vizitë zyrtare Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e Lituanisë, Jurate Raguckiene

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e Lituanisë, Jurate Raguckiene me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale, të cilën e uroi për detyrën, duke i dëshiruar sukses në angazhim.
Presidentja Osmani ka graduar komandantin e FSK-së gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën gjenerallejtënant

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, në një ceremoni të vecantë të organizuar në Presidencë, duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore si Presidente e Republikës së Kosovës dhe Komandante Supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, pas rekomandimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, zotëri Albin Kurti ka graduar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën gjenerallejtënant. “Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari sot është graduar me gradën më të lartë në Republikën e Kosovës. Kjo gradë bart një detyrim të madh, dhe jam e bindur si Presidente e vendit së bashku me qeverinë që e ka bërë këtë rekomandim që me aftësinë tuaj do të udhëhiqni me nder, krenari, respekt dhe integritet një Forcë e cila është ndërtuar mbi një sakrificë të madhe të popullit tonë”, ka thënë Presidentja Osmani. Presidentja Osmani më tej ka theksuar “Namin e familjes suaj, familjes legjendare Jashari, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atyre që ranë për lirinë e vendit tonë dhe uniformën që mbani, reputacionin e ushtrisë profesionale që e kemi ndërtuar bashkë me partnerët tanë ndërkombëtar sipas standardeve të NATO-s, besimin që ne këtu në Presidencë, Qeveria e Kosovës si dhe nënat dhe baballarët e burrave dhe grave në uniformë që ju komandoni bëjnë që të kemi pritshmëri të mëdha, por po ashtu që ju të keni përgjegjësi të madhe”.
Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Ish-zëdhënësi i gruas së kriminelit Millosheviq, me propagandë po përpiqet t`i ndryshojë faktet historike. E pamundshme dhe e paarritshme. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht. Tendencat e Vullinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme e këtij shteti në relacion me Kosovën.
Fjalimi i Presidentes Osmani: Diskutim mbi mbrojtjen e refugjatëve nga perspektiva e të drejtave të njeriut

Profesor Sejdiu! Të nderuar të pranishëm! I nderuari z. Arduç! I nderuar dekan z. Puka! Znj. Richardson! Z. Ogasavara! Shumë të dashur kolegë, profesorë, mësimdhënës! Organizatorë të këtij forumi! Të nderuar pjesëmarrës! Është kënaqësi e veçantë që të marr pjesë në këtë forum të bashkorganizuar nga UNHCR dhe Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës. Sepse, ky forum shtron një ndër çështjet më të ndjeshme për shoqëritë moderne dhe është mundësi për krijimin e një kohezioni politik e shoqëror për çështjen e refugjatëve. Prandaj, e çmoj ftesën tuaj dhe mundësinë për të diskutuar edhe mbi përvojat tona, por edhe mbi pikëvështrimin tonë për këtë çështje. Diku 23 vite më parë, secili prej nesh gatisë, mbi 1 milion qytetarë të Kosovës e provuan ndjenjën e trishtë dhe të rëndë të qenit refugjatë. Një prej ndjenjave e përjetimeve më të rënda që mund të përjetojë dikush. Ndoshta, qysh në fillim duhet të them ajo përvojë na ka mësuar që të gjithëve që askush nuk zgjedh që të jetë refugjatë, megjithatë gjithsecili mund të bëhet refugjatë. Prandaj, duhet ta përmend që përderisa Kosova ka kaluar nëpër sprova të ndryshme historike, ndër më të rëndat ka qenë ballafaqimi me përvojën e dhimbshme të ndjekjes, të vrasjeve, masakrave të shumta dhe të deportimit masiv të më shumë se një milion qytetarëve të saj, në vitet 1998-1999. Prandaj, edhe rikthimi në një tryezë që shtron mbrojtjen e refugjatëve, përveç se na e ringjall kujtimet e viteve ’90-ta dhe na e nxit dhimbjen shpirtërore, po ashtu na shtynë të vlerësojmë rolin tonë të sotëm në parandalimin e situatave të tilla, ose përkrahjen që mund të japim gjithsecili prej nesh për gjithsecilin refugjat kudo qoftë ai apo ajo. Sepse, çështja e refugjatëve dhe të zhvendosurve përbën dimension edhe human për ne, e jo vetëm obligim ligjor ndërkombëtar. Prandaj, dua të përqendrohem pikërisht në këtë segment duke marrë parasysh edhe përvojën tonë, e cila na bën jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj cenueshme risë së të drejtave njerëzore dhe lirive të refugjatëve, por edhe azilkërkueseve. Si refugjatë lufte, neve na ishte shtrirë dora e ndihmës nga shumë shtete paqedashëse të botës, të cilat i hapën dyert për ne, në kohën kur i ekspozoheshim zhdukjes si popull dhe kur edhe shpresa dukej e largët, gati sa e pamundur. Por, sot ne jemi këtu, të lirë dhe të vendosur për të kontribuar që situata të tilla sikur ajo jona më 1999 të mos përsëriten, të vetëdijshëm se sot mund të kërkohet që dora jonë të zgjatet për refugjatë e të zhvendosur të tjerë, të drejtat njerëzore të të cilëve mund t’u jenë shkelur kur ata pra shpeshherë shkelen nga vet shtet e tyre dhe kur ata mbulojë të vetme mund ta kenë qiellin. Prandaj, e pakta që mund të bëjmë ne tani është që të japim kontributin tonë për t’i strehuar personat që janë detyruar t’i braktisin shtëpitë dhe vendet e tyre, shpresa e të cilëve për jetën sot, sikurse edhe për mirëqenien nesër, varet nga veprimet të cilat edhe ne i ndërmarrim si shoqëri. Por, pavarësisht kësaj dore të zgjatur dhe ndihmës që mund ta japim në një moment të caktuar, ne vlerësojmë se refugjatët kërkojnë trajtim afatgjatë dhe përkushtim të përhershëm, jo vetëm për ta përmirësuar gjendjen e tyre momentale e për t’ua larguar atyre frikën, por edhe për t’u ndihmuar që ta rimarrin vetveten. Ne në Kosovë i jemi mirënjohës Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë/UNHCR për mbështetjen dhe përkrahjen e madhe të cilën ia ka dhënë Kosovës gjatë më shumë se dy dekadave. Populli i Kosovës do ta kujtojë gjithmonë me respektin më të lartë dedikimin dhe pasionin e zonjës Sadako Ogata (1927 – 2019), e para grua që shërbeu si komisionere e Lartë e OKB-së për Refugjatë. Ajo e ka vizituar Kosovën disa herë, duke treguar kështu përkushtimin ndaj çështjes së refugjatëve tanë. Po ashtu, e çmojmë tej mase edhe ndihmën e vazhdueshme të qeverisë dhe të popullit japonez, nëpërmjet Agjencisë JAICA dhe ndihmën që e ka dhënë secili shtet paqedashës e liridashës në mënyrë që neve të na hapeshin dyert, në mënyrë që neve të mos na e kthenin shpinën dhe në mënyrë që të shpëtoheshin jetët tona. Sot, ne jemi konsoliduar si demokraci dhe po veprojmë si shtet i përgjegjshëm edhe falë rolit të të miqve tanë gjithandej globit, të cilët na u gjetën në çastet më të vështira të historisë sonë. Që nga koha kur ne vetë ishim refugjatë të zhvendosur dhunshëm nga shtëpitë tona e deri me sot, kur ne, në Republikën e Kosovës po bëjmë gjithçka për të dhënë kontributin tonë, ne kemi dëshmuar se përballja me kriza refugjatësh dhe çështje të ndërlidhura, siç janë azili dhe migrimi, janë sfida të përhershme globale, të cilave bashkësia ndërkombëtare mund t’u përgjigjet vetëm nëpërmjet një fryme solidariteti njerëzor dhe duke ndërmarrë veprime të përbashkëta dhe të bashkërenduara. Konventa për Refugjatët e vitit 1951 mbetet themel mbi të cilin mund të krijohet platformë e qëndrueshme për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve. Themelimi i UNHCR-së, ndërkaq, është shembulli më i fuqishëm se çfarë mund të arrijmë si shtete, kombe dhe si individë, nëse punojmë se bashku e në partneritet me njëri-tjetrin, në emër të vlerave me sublime njerëzore, siç është mbrojtja e atyre që për arsye të ndryshme janë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. Teksa flasim për çështjen e ndjeshme të refugjatëve dhe duam ta trajtojmë atë edhe nga pikëvështrimi i të drejtave të njeriut, më lejoni të nënvizoj edhe një dimension tjetër: mbrojtja e refugjatëve nuk prek vetëm mbrojtjen e jetës, por edhe mbrojtjen e dinjitetit të tyre. Si e tillë, mbrojtja e refugjatëve nuk është vetëm çështje e ofrimit emergjent të ushqimit dhe strehimit, por edhe e garancive ligjore për të drejtat dhe interesat e tyre të cilat duhet të mbrohen nga gjithsecili prej nesh, e nga bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi – në kohën kur ata nuk mund të gëzojnë mbrojtje nga qeveritë e tyre të cilat, shumë shpesh, janë shkaktarët kryesorë të krizave dhe të emigrimeve, e

Presidentja Osmani priti në takim ndihmës sekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe ndihmës administratore e UNDP-së znj. Mirjana Spoljaric – Egger

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ndihmës sekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njëherësh ndihmës administratore e UNDP-së, znj. Mirjana Spoljaric – Egger, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës që nga vitit 1999.