Urimi i Presidentes Osmani për Krishtlindje

Edhe këtë vit festa e Krishtlindjes po kremtohet në rrethana sfiduese, ndaj kemi nevojë për besim të ndërsjellë, mirëkuptim dhe respekt.  Mirësia, afërsia dhe solidariteti duhet të reflektohen në raport me njëri-tjetrin, duke shtrirë dorën e ndihmës posaçërisht për njerëzit në nevojë.  Krishtlindja është simbol i fitores së jetës mbi vdekjen, ndaj duhet të jetë inkurajim për jetën, tolerancën e harmoninë ndërnjerëzore, virtyt, të cilin e ka traditë të moçme populli ynë.  Shëndet, mbarësi, paqe e lumturi për secilën familje!  Për shumë mote, Gëzuar! 

Presidentja Osmani ka vizituar Kampin Bondsteel

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka vizituar Kampin Bondsteel për drekën e përbashkët me ushtarët amerikanë dhe të shteteve të tjera që shërbejnë në Kosovë.

Fjalimi në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të FSK-së

I nderuar kryeministër i Republikës, z. Kurti I nderuar ministër i Mbrojtjes, z. Mehaj I nderuar komandant i FSK-së, gjeneralleitënant Jashari E nderuar gjeneralbrigade Irfete Spahiu Të nderuar rekrutë, ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të Forcës së Republikës së Kosovës! Të nderuar familjarë të rekrutëve, urime për këtë sukses të jashtëzakonshëm të familjarëve tuaj! Të nderuar të pranishëm Dy muaj më parë në këtë vend, certifikuam 180 rekrutë të rinj, të cilët rritën kapacitetet e ushtrisë sonë. Sot jemi sërish në këtë vend për t`i certifikuar edhe 190 rekrutë të tjerë, me të cilët FSK-ja përmbyllë një vit jashtëzakonisht të suksesshëm të angazhimit dhe të rritjes së forcës, gjithnjë konform standardeve profesionale dhe në harmoni me praktikat e ushtrive moderne. Secila ditë e certifikimit të rekrutëve të rinj është e veçantë për ushtrinë dhe për shtetin tonë, sepse krahas rritjes së kapacitetit, FSK po ecën me hapa të sigurt drejt përfundimit të procesit të tranzicionit. Me këtë investim, ne po krijojmë mundësinë për një të ardhme të sigurt me rekrutët tanë, të cilët të motivuar, të profesionalizuar dhe me integritet do t`i qëndrojnë besnik atdheut të tyre dhe do të jenë të gatshëm kurdo t`i shërbejnë Kosovës. Ky kontingjent i rekrutëve, sikurse edhe ata paraprak janë ushtarët tanë, ushtarët e Republikës së Kosovës, të cilët janë dalzotës ndaj atdheut. Ne jemi krenar që Forcës sonë çdo ditë po i shtohen radhët, teksa ajo është shndërruar në kontribuuese të paqes, por edhe partnere serioze e ushtrisë së SHBA-ve, por edhe partnerëve të tjerë në NATO, pjesë e së cilës synojmë një të ardhme të ndritur të Forcës sonë. Misioni i sivjetmë i ushtarëve tanë në Kuvajt është jo vetëm i suksesshëm, por edhe një konfirmim ndërkombëtar i profesionalizmit të FSK-së. Në cilësinë e Komandantes Supreme të kësaj ushtrie, uroj që në vitin që po hyjmë ushtarët tanë, krahas forcave aleate, sërish të jenë në misione të tjera ndërkombëtare ku do ta ngrenë lart FSK-në, shtetin tonë dhe flamurin e Republikës sonë. Ky është një zhvillim i natyrshëm, sepse këta ushtarë, të cilët po i promovojmë ne sot janë rezultat i angazhimit të shumë brezave, i rezistencës civile,  i luftës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe periudhës pas pavarësisë së vendit. Këta ushtarë janë ndërtuar mbi vizionin tonë ta kamotshëm, orientimin tonë euroatlantik, duke u strukturuar në ushtri moderne, të aftë profesionalisht e taktikisht.   Të nderuar rekrutë dhe ushtarë, Ju duhet të jeni krenarë që prej sot kaloni në një shkallë tjetër të përgjegjësive tuaja dhe të gjithë ne jemi jashtëzakonisht krenar me ju. Dihet se të jesh pjesë e FSK-së nuk është sfidë e lehtë, por është nderi më i madh për secilin qytetar të Republikës së Kosovës. Në momentin që keni veshur këtë uniformë të shenjtë, ju e dini se paralelisht po bëheni gati që nesër ta vishni uniformën e NATO-s, gjë që duhet të jetë motiv shtesë në aftësimin dhe profesionalizmin  tuaj. Ju përgëzoj për vullnetin por edhe për sakrificën e madhe, siç i përgëzoj edhe instruktorët tuaj që punuan me ju për një kohë të gjatë. Me këtë brez ushtarësh, FSK-ja nuk po e rritë vetëm kapacitetin e saj, por edhe po e ndërton të ardhmen e Forcave të Armatosura të Republikës sonë. Shumë prej jush nesër mund të jenë në pozita drejtuese në ushtri, një nxitje kjo shtesë për punë të mëtejme me bindjen se ky është vetëm testi i parë i angazhimit tuaj profesional, i cili do të pasohet me përgjegjësi shtesë, por edhe me ndjenjën e krenarisë për shërbim ndaj atdheut. Me vajza dhe djem sikurse ju, ne po e ndërtojmë një të ardhme më të sigurt. Familjet tuaja duhet të jenë krenare, siç duhet të jeni ju falënderues ndaj familjeve tuaja për mbështetjen e deritashme, por mbështetjen e ardhshme. Pasi që jemi në fund të këtij viti kalendarik, më lejoni që juve, gjithë familjeve tuaja, sikurse edhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, t`jua uroj Vitin e Ri, festat e fundvitit, duke dëshiruar që 2022-ta, të jetë vit i shëndetit, begatisë e suksesit për ushtrinë tonë! Jam e bindur dhe kam besim të plotë se do të angazhoheni me përkushtim e përgjegjësi në përmbushjen e misionit tuaj! Zoti e bekoftë Forcën e Sigurisë së Kosovës! Zoti e bekoftë Republikën tonë! Ju faleminderit!        

Fjala e Presidentes Osmani në konferencën “Agjenda për Barazi Gjinore e Policisë së Kosovës dhe Plani i Veprimit 2021-2023”

I nderuar z. Kryeministër, Kurti I nderuar ministër Sveçla I nderuar drejtor i Përgjithshëm i Policisë, z.Mehmeti Shumë të nderuar ambasadorë të pranishëm, dhe të gjithë ju përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të sigurisë Jam e lumtur që sot të gjithë jemi bërë bashkë për të diskutuar një çështje të cilën e konsideroj prioritet kombëtar sepse bie edhe në kuadër të Agjendës së Grave për Paqen dhe Sigurinë. Si Presidente jam thellësisht e përkushtuar jo vetëm ndaj fuqizimit dhe promovimit të gruas në përgjithësi, por me theks të veçantë  promovimin e tyre në sektorin e sigurisë, duke e parë këtë si parakusht për suksesin e gjithmbarshëm të shoqërisë sonë. Jam e vetëdijshme se është bërë shumë mund e përpjekje për hulumtimin, hartimin dhe përfundimin e Agjendës dhe Planit të Veprimit për Barazi Gjinore të Policisë së Kosovës. Prandaj, më lejoni që t`ju përgëzoj të gjithë juve që keni kontribuar në këtë Agjendë dhe Plan të Veprimit. Në qendër të kësaj Agjende është Barazia, Diversiteti dhe të Drejtat e Njeriut, të cilat janë shtyllat mbi të cilat është ndërtuar Republika jonë. Të gjithë e kemi e potencuar vazhdimisht rëndësinë e sundimit të ligjit si shtyllë thelbësore e suksesit të shtetit tonë në fusha të ndryshme. E ndër elementet kryesore të sundimit të ligjit është barazia e të gjithëve para ligjit e parimi i mosdiskriminimit, parime këto të cilat ndihmojnë që të arrijmë edhe barazinë gjinore në çdo fushë, përfshirë atë të sigurisë.   Në këtë kontekst, në veçanti duhet përmendur gratë dhe burrat, të cilët kanë punuar jashtëzakonisht shumë për të na sjellë në këtë fazë në të cilën jemi sot, dhe janë te vetëdijshëm se mbështetja jonë institucionale ndaj tyre do t`i përcaktojë kushtet për sot por edhe për të ardhmen e vajzave tona nga të gjitha sferat e jetës e nga të gjitha komunitetet të cilat do t`i shërbejnë vendit me nder e krenari, të barabarta në sfida dhe të barabarta në avancim. Siç e dini, pabarazitë gjinore ndikojnë edhe në shkallën e krimit dhe në viktimat e tij. Këto pabarazi, gjithashtu ndikojnë në mënyrën se si luftohet krimi. Sa më shumë barazi në institucionet e sigurisë, po aq më shumë do të mbrohen viktimat dhe po aq shumë do të sillen para drejtësisë autorët e krimeve.   Kjo është arsyeja pse barazia gjinore në Polici dhe institucione tjera të sigurisë është kaq e rëndësishme, por edhe domosdoshme. Barazia gjinore i ka sfidat e veta, të cilat janë rritur në Sektorin e Sigurisë për një sërë arsyesh. Rekrutimi policor, trajnimi, zhvillimi profesional, specializimet, avancimi në karrierë, vendimmarrja, udhëheqja dhe menaxhimi ekzekutiv – mundësitë e barabarta bazuar në merita dhe profesionalizëm, janë sfida të vazhdueshme në gjithë sektorin e sigurisë. Institucioneve ju mbetet detyrë e përhershme që barazinë gjinore ta bëjnë pjesë të angazhimit të tyre të përditshëm, në funksion të efikasitetit, të cilësisë dhe profesionalizmit të shërbimeve, të cilat pastaj e rrisin edhe mirëqenien qytetare. Gratë në uniformë ishin pjesë e gjeneratave të para të Policisë së Kosovës. Ky synim ka nisur atëkohë, e duhet të vazhdojë edhe më fuqishëm tash e tutje. E para tyre, kishte shumë gra që kontribuuan në rezistencën tonë dhe që gjatë luftës mbrojtën atdheun e tyre e të cilat dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në lirinë tonë, kontribut ky që shpeshherë injorohet. Ato gra që dhanë gjithçka që ne sot të kemi institucione të lira e të pavarura e të barabarta për të gjithë qytetarët janë burim i vazhdueshëm inspirimi për rrugën që kemi përpara.  Të nderuar pjesëmarrës, Nuk ka shoqëri të barabartë, në qoftë se barazia nuk i prek të gjithë sektorët, duke përfshirë edhe sektorin e sigurisë, si një prej sektorëve bosht të shtetit.  Ne duhet t`i inkurajojmë gratë që të bëhen pjesë e këtij sektori, duke siguruar mekanizma adekuat që dallimi gjinor në këtë strukturë të eliminohet çdo ditë e më shumë. Duhet t`i shmangim stereotipet e betonuara për sektorin e sigurisë si një sektor i burrave. Nuk ka sektor të burrave, ka sektor të sigurisë me burra e gra që krahas njëri tjetrit kujdesen për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë pa dallim. Të dhënat zyrtare tregojnë se në Policinë e Kosovës janë diku 15 për qind gra. Por, kjo shifër është më e ulët në Shërbimin Korrektues me 13 për qind, në FSK me 11 për qind etj. Këto statistika edhe pse mund të duken pozitive, në fakt nuk janë inkurajuese për shumicën e institucioneve të sigurisë, por në veçanti për vajzat dhe gratë që akoma nuk janë në këto institucione, e që synojnë të bëhen në të ardhmen. Prandaj të gjithëve na mbetet shumë punë që ta rrisim përkushtimin në mënyrë që këto statistika të pësojnë transformim të ndjeshëm dhe atë jo vetëm në numra, por edhe në përfaqësim e në rritje të rolit të grave në vendimmarrje në këto institucione . Gratë në këtë sektor nuk duhet të jenë aty vetëm sa për t`i përmirësuar statistikat siç e thonë disa kohë pas kohe, por atyre duhet dhënë përgjegjësia që iu takon, pra përgjegjësia në nivelet më të larta vendimmarrëse, sepse aty e meritojnë të jenë. Ato duhet të marrin sa më shumë pozita drejtuese për të  treguar dijen dhe guximin e tyre të jashtëzakonshëm, e për t`i dalë në krye përgjegjësive shtetërore. Pra, thënë thjesht, gratë mund të jenë police të jashtëzakonshme, kolonele, ushtare, gjenerale apo edhe pozita të tjera drejtuese, të cilat konceptoheshin tradicionalisht si të dedikuara për burrat. Dhe jo vetëm të jenë aty, por edhe rrënjësisht të kontribuojnë që të shtyjnë përpara institucionet që ato drejtojnë dhe ta shtyjnë përpara shtetin e tyre. Që barazia gjinore të funksionojë me të vërtetë, duhet të jetë një ndërmarrje e përbashkët e të gjithë neve, si grave ashtu edhe burrave, të cilët duhet të jenë të përkushtuar për të vepruar bazuar në respekt, merita dhe profesionalizëm. Pabarazitë janë rezultat i stereotipeve të shumta të pranishme në shoqërinë tonë, ndaj na duhen edhe ndryshime strukturore për ta ndryshuar dhe transformuar gjendjen ekzistuese. Sa më shumë

This site is registered on wpml.org as a development site.