Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka vizituar Kampin Bondsteel për drekën e përbashkët me ushtarët amerikanë dhe të shteteve të tjera që shërbejnë në Kosovë.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Sot në prag të Krishtlindjes u riktheva në Kampin Bondsteel për drekën e përbashkët me ushtarët amerikanë dhe të shteteve të tjera që shërbejnë në Kosovë.
Duke qenë se festat e fundvitit i gjejnë ata larg shtëpisë dhe larg familjeve të tyre, ishim aty me qëllim që t’ju përcjellim miqësinë e mirënjohjen tonë për kontributin e tyre.
Të gjithë ushtarëve që shërbejnë në Kosovë, faleminderit dhe urime festat!