Edhe këtë vit festa e Krishtlindjes po kremtohet në rrethana sfiduese, ndaj kemi nevojë për besim të ndërsjellë, mirëkuptim dhe respekt.
Mirësia, afërsia dhe solidariteti duhet të reflektohen në raport me njëri-tjetrin, duke shtrirë dorën e ndihmës posaçërisht për njerëzit në nevojë.
Krishtlindja është simbol i fitores së jetës mbi vdekjen, ndaj duhet të jetë inkurajim për jetën, tolerancën e harmoninë ndërnjerëzore, virtyt, të cilin e ka traditë të moçme populli ynë.
Shëndet, mbarësi, paqe e lumturi për secilën familje!
Për shumë mote, Gëzuar!