DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Respekti ndaj të moshuarve është ndër treguesit më të mirë për ecjen përpara të një shoqërie

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, e shoqëruar nga zotëriu i parë Prindon Sadriu, në prag të ndërrimit të moteve, kanë vizituar Shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë, e cila është bërë strehë për shumë të moshuar me organizimin e Halil Kastratit dhe shumë bëmirësve të tjerë.

Presidentja Osmani ka thënë respekti ndaj të moshuarve është ndër treguesit më të mirë për ecjen përpara të një shoqërie.
 
“Ata ishin brezi që sakrifikuan shumë për shtetin që e kemi sot, prandaj meritojnë gjithë përkrahjen tonë”, ka thënë Presidentja Osmani.
 
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes:
 
Respekti ndaj të moshuarve është ndër treguesit më të mirë për ecjen përpara të një shoqërie. Ata ishin brezi që sakrifikuan shumë për shtetin që e kemi sot, prandaj meritojnë gjithë përkrahjen tonë.
 
Prandaj, në prag të ndërrimit të moteve, sot bashkë me Prindonin vizituam Shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë, e cila është bërë strehë për shumë të moshuar me organizimin e Halil Kastratit dhe shumë bëmirësve të tjerë.
 
Kjo shtëpi, përveç se vatër e ngrohtë për secilin është edhe vend ku ruhet historia dhe kujtimet e secilit prej tyre. Kjo familje e madhe hapi dyert dhe zemrën për njerëzit, disa nga të cilët janë të moshuar, disa të vetmuar e disa që nuk kanë mundësi kujdesi për veten.
 
Shumë dashuri për secilin prej banorëve të kësaj shtëpie të madhe, duke uruar që përgjatë vitit 2022, ata dhe të gjithë qytetarët tanë të moshuar t`i përcjellë shëndeti i mirë, respekti i ndërsjellë dhe harmonia!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.