Presidentja Osmani në Ditën ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të gjenocidit: Na mbetet mision që ta bëjmë të pamundurën që kryesit e masakrave të dalin para drejtësisë

Në ditën ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të gjenocidit, 9 dhjetori, Presidentja Osmani ka thënë se është moment reflektimi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kemi kaluar dhe çmimin e lartë që kemi paguar për lirinë tonë.
Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin për Demokraci

I nderuari President Biden, Të nderuar pjesëmarrës, Po ju drejtohem si Presidente e Republikës së Kosovës, një nga demokracitë më të reja por edhe më aktive në botë. Së shpejti, Kosova do të shënojë 14 vjetorin e pavarësisë, por regjimet autoritare dhe gjenocidale i kemi luftuar për një kohë shumë më të gjatë se kaq. Demokracia është në themelet e shoqërisë sonë, ajo është e rrënjosur thellë në luftën tonë historike për liri dhe të drejtat e njeriut. Dhe, siç e parashikoi ati ynë themeltar, Presidenti Rugova, Republika jonë mbështetet fuqishëm në tri shtylla: liri, pavarësi, demokraci. Sot, Kosova vazhdon të përparojë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, me tranzicion paqësor të pushtetit, liri të pacenuar të mediave dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut të vulosura në kushtetutën tonë. Por, Demokracia nuk është kurrë një projekt i përfunduar apo i kufizuar në kohë. Andaj sot, do të paraqesë zotimet e Kosovës për forcimin dhe zhvillimin e demokracisë sonë për të siguruar që ajo t’i rezistojë kohës. Ne do të: 1. Forcojmë sundimin e ligjit përmes zbatimit të plotë të Strategjisë Kombëtare për Sundim të Ligjit, dhe një procesi të vetingut i cili do t`i rrënjosë integritetin, paanshmërinë dhe profesionalizmin në zemër të sistemit tonë të drejtësisë. Ne zotohemi për miratimin dhe zbatimin e legjislacionit të avancuar për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, vendosjen e ndalimit të udhëtimit për individët e huaj të përfshirë në abuzime të rënda të të drejtave të njeriut, ndalimin e financimit të qeverive të huaja për partitë politike dhe ndalimin e institucioneve publike që të përdorin teknologji të vëzhgimit nga prodhues jo të besueshëm. 2. Forcojmë rolin e gruas në shoqërinë tonë duke iniciuar veprime për harmonizimin e të gjitha ligjeve përkatëse me dispozitat e ligjit për barazinë gjinore, për të garantuar vendin e duhur të gruas në institucionet publike dhe rolet vendimmarrëse. Ne gjithashtu do ta miratojmë një strategji kombëtare të guximshme kundër dhunës me bazë gjinore për ta zbatuar Konventën e Stambollit, për ta frenuar këtë epidemi përmes parandalimit dhe mbrojtjes dhe duke i rritur dënimet minimale për të pasqyruar peshën e rëndë të krimeve me bazë gjinore. 3. Do ta themeloj një Këshill Presidencial për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, i cili do të bashkojë institucionet publike dhe shoqërinë civile për të shtyrë përpara dhe monitoruar zbatimin e zotimeve tona. Ky këshill tregon përkushtimin tonë afatgjatë për ta përmirësuar demokracinë tonë. Ne nuk duhet ta marrim demokracinë si të mirëqenë dhe duhet ta mbrojmë pa u dorëzuar asnjëherë. Qoftë një vend i madh apo i vogël, ne të gjithë mund të bëjmë një ndryshim, veçanërisht nëse i bashkojmë forcat. Andaj, ne zotohemi së do të punojmë me ju të gjithë për t`i arritur objektivat tona, për t`i ndarë praktikat më të mira, për ta kundërshtuar ndërhyrjen dhe propagandën ruse dhe për ta promovuar paqen në mbarë botën. Në këtë frymë, unë do të organizojë një Samit Global për Gratë në Paqe dhe Siguri në vitin 2022 që do të bashkojë liderë nga e gjithë bota. Në betejën mes demokracisë dhe autokracisë, historia na mëson se akomodimi i autokratëve nuk funksionon kurrë. Sot është më shumë se një samit. Është zëri ynë i përbashkët që i refuzon tendencat autokratike dhe zëri ynë i përbashkët në mbrojtje të demokracisë. Dua të falënderoj Presidentin Biden për lidershipin e tij në këtë përpjekje! Nga populli më pro-amerikan në botë, faleminderit të gjithëve dhe mirupafshim!

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin për Demokraci, i cili do t`i zhvillojë punimet virtuelisht më 9-10 dhjetor dhe në të cilin do të marrin pjesë më shumë se 100 shtete nga mbarë bota.
Shpenzimet 2021
Shpenzimet 2013 – 2021
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin jorezident të Kanadasë, z. Alan Bowman

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Kanadasë në Kosovë, z. Alan Bowman. Ajo ka shprehur mirënjohje për mbështetjen kanadeze për Kosovën që nga viti 1999 dhe ka mirëpritur mundësitë për thellim të bashkëpunimit ndërshtetëror, në veçanti pas takimeve me udhëheqjen e Kanadasë muajin e kaluar. Presidentja Osmani e ka theksuar se mbështetja e Kanadasë për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare është tregues i angazhimit më të madh të Kanadasë për sigurinë dhe paqen e rajonit. Ajo ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar raportet e Kosovës me Kanadanë gjatë viteve vijuese në fushën e diplomacisë, shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Presidentja Osmani ka nënvizuar se bashkëpunimi Kosovë-Kanada është reflektim i vlerave të përbashkëta dhe besimit në aleancën transatlantike. Ambasadori Bowman i ka shprehur Presidentes Osmani falënderimin e Kanadasë për ndihmën që Kosova ka dhënë në strehimin e refugjatëve afganë. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka shprehur se qytetarët e Kosovës, nga përvoja e tyre si refugjatë gjatë luftës së fundit, e çmojnë rëndësinë e strehimit të sigurt, dhe se institucionet e Kosovës do të jenë përkrah aleateve të saj të NATO-s në ballafaqimin e sfidave të tilla humanitare.
Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim lamtumirës të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, të cilin e falënderoi për kontributin e tij në afrimin edhe më të madh të Kosovës dhe Japonisë, duke përmendur në këtë kontekst, ndihmën në përballje me pandeminë dhe mbështetjen me pajisje mjekësore. Më tej, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për partneritetin e vazhdueshëm në mes dy vendeve. Me z. Ogasawara, Presidentja Osmani diskutoi edhe për vizitën e realizuar në Japoni dhe takimet me zyrtarët më të lartë shtetërorë, me të cilët u diskutua thellimi i raporteve politike, por edhe rritja e investimeve japoneze në Kosovë. Në takim me z.Ogasawara, Presidentja Osmani, gjithashtu diskutoi edhe për shtimin e numrit të bursave për studentët kosovarë që duan të studiojnë në Japoni, nisjen e procedurave për heqjen e regjimit të vizave si dhe tema të tjera të interesit të dyanshëm.
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin austriak, z. Christoph Weidinger

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger.
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Nicholas Abbott

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Nicholas Abbott.