DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin austriak, z. Christoph Weidinger

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger.

Takimi u realizua me qëllim të diskutimit të të arriturave dhe sfidave përgjatë vitit 2021, si dhe për të diskutuar mbi mundësitë për thellim të bashkëpunimit në vitin e ri.
 
Presidentja Osmani vlerësoi lartë prezencën aktive dhe angazhimin e vazhdueshëm të Austrisë në Kosovë dhe mbështetjen për integrim në Bashkimin Evropian. Ajo ritheksoj përkushtimin e Kosovës për intensifikim të vazhdueshëm të shkëmbimeve dhe vizitave bilaterale, si vazhdimësi e takimeve të realizuara në qershor të këtij viti me presidentin austriak Alexander Van der Bellen dhe me krerët e institucioneve tjera austriake.
 
Në takim palët diskutuan po ashtu edhe për zhvillimet e fundit në vend, situatën me pandeminë, si dhe zhvillimet në kuadër të procesit të dialogut.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.