Konferenca për media e Presidentes Vjosa Osmani me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi
Presidentja Osmani bëri nderime te shtatorja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, dhe vizitoi familjen Rugova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 24 majit- Ditës së Presidentit, së bashku me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu dhe vajzat Dua dhe Anda, kanë bërë nderime te shtatorja e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. “Pavarësia ishte ideali i tij jetësor, të cilin e përjeton ky brez dhe të tjerë pas tij”, ka shkruar Presidentja Osmani. Gjatë ditës së sotme, Presidentja Osmani, ka vizituar edhe familjen e Presidentit Rugova. “Në familjen e Presidentit Rugova, dera është gjithnjë e hapur për miq. Në Ditën e Presidentit, çdo vit pritja shoqërohet edhe me tortën e Presidentit, gatuar enkas për këtë ditë nga duart e arta të znj. Fanë, për ta kujtuar atin themeltar të Republikës”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Në Ditën e Presidentes, Presidentja Osmani vizitoi fëmijët e kopshtit “Shtëpia Magjike” dhe mirëpriti ata të shkollës fillore “Migjeni”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 24 majit – Ditës së Presidentes, përveç aktiviteteve tjera, sot ka vizituar fëmijët e kopshtit “Shtëpia Magjike” nga fshati Besi, si dhe ka pritur në kabinet nxënësit e talentuar të shkollës fillore “Migjeni” nga fshati Stanoc i Epërm. Statusi i plotë i Presidentes: Ditën e Presidentes e vazhduam me më të dashurit tanë – fëmijët. Me fëmijët e kopshtit “Shtëpia Magjike” nga fshati Besi provuam muffins me vulën e Presidentit, ndërsa më pas, kabinetin tim e vizituan nxënësit e talentuar të shkollës fillore “Migjeni” nga fshati Stanoc i Epërm, të cilët i dhanë edhe më shumë kuptim kësaj dite.
Intervista e Presidentes Osmani në Radio Dukagjini për Ditën e Presidentit
Presidentja Osmani priti në takim Ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuara, James Heappey

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey. Në takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona. Presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për integrim në institucionet euroatlantike, me ç’rast ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen përgjatë viteve, duke theksuar se Kosova tanimë ka dëshmuar se është partner jo vetëm kredibil dhe i besueshëm, por i përkushtuar për të bashkëpunuar me aleatë për të kontribuar për paqe afatgjate në vend, rajon dhe kudo në botë. Tutje, Presidentja Osmani vuri theksin në vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Forcën tonë të Sigurisë, e cila po forcohet me standardet më të larta të NATO-s, përmes trajnimeve të ndryshme në rritje të kapaciteteve të përbashkëta. Në këtë frymë, Presidentja potencoi edhe gatishmërinë e Kosovës që t’i bashkohet forcave britanike në misione paqeruajtëse në vende të tjera të botës. Presidentja Osmani ka përmendur edhe nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë që të ecet përpara me hyrjen e Republikës sonë në Programin e Partneritetit për Paqe, e deri tek anëtarësimi në NATO. Presidentja Osmani dhe Ministri i Shtetit Heappey, shprehën vullnetin e përbashkët për vazhdim të bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe forcimin e mëtutjeshëm të partneritetit në mes të dy vendeve, në frymë të vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta.
Presidentja Osmani kujton 24-vjetorin e Masakrës në qytetin e Vushtrrisë

Përpjekja për shfarosje dhe spastrim etnik nga regjimi gjenocidal i Serbisë u manifestua edhe më 22 maj të vitit 1999, kur nga shtëpitë e tyre u dëbuan me dhunë banorët e rrugës që në atë kohë mbante emrin “Abdullah Shabani” në Vushtrri. 68 prej tyre, në mesin e të cilëve edhe fëmijë dhe pleq u ndaluan në shtëpinë e Kahriman Pasomës dhe pas torturave barbare u ekzekutuan mizorisht. Pas përfundimit të luftës, trupat e shumicës së të vrarëve janë gjetur në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë, me qëllim që të humben gjurmët e krimit. Ndërkaq banorë të tjerë të kësaj lagjeje, i kanë grumbulluar te varrezat e qytetit dhe pasi që i kanë plaçkitur, një pjesë i kanë vendosur dhe torturuar në sallën e sportit, të tjerë në burgun e Smrekonicës, teksa një pjesë i kanë dëbuar për në Shqipëri. Liria dhe paqja do të kenë kuptim kur drejtësia për viktimat të vihet në vend. Kujtim dhe nderim i përhershëm për martirët, sikurse edhe angazhim i pareshtur për ndëshkimin e këtij krimi duke sjellë autorët para drejtësisë.
Konferenca për media e Presidentes Vjosa Osmani me Senatorët Chris Murphy dhe Gary Peters
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Dubravës

Afër një muaj përpara se Kosova të bëhej e lirë, makineria e pushtetit gjenocidal të Serbisë, manifestoi egërsinë ndaj të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës, me ç`rast në periudhën 19-24 maj 1999, vrau brenda burgut 160 të burgosur shqiptarë dhe plagosi 300 të tjerë. Ata po mbaheshin në burg padrejtësisht si pengje të luftës, e në kundërshtim me të gjitha rregullat e të drejtës ndërkombëtare. Masakra e Dubravës është një nga krimet me të tmerrshme të regjimit kriminal serb gjatë vitit 1999, prandaj drejtësia për të gjitha viktimat dhe të mbijetuarit do të jetë triumf i së vërtetës. Në këtë përvjetor, kujtojmë sakrificat, vuajtjet dhe mundimet e këtyre të burgosurve që kontribuuan për çështjen kombëtare, të cilët qëndruan stoikisht e nuk u thyen deri në frymën e fundit. Kujtim dhe nderim i përhershëm për ta, sikurse edhe angazhim i pareshtur për ndëshkimin e këtij krimi duke sjellë autorët para drejtësisë.
Presidentja Osmani ka uruar Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Malin e Zi, me rastin e Ditës së Pavarësisë. Presidentja Osmani ka thënë se dy vendet tona janë bashkuar përmes lidhjeve të forta mes njerëzve. “Ne kemi krijuar një partneritet të qëndrueshëm që është i rrënjosur në vlera të përbashkëta dhe i përforcuar nga vendosmëria jonë për t’iu bashkuar familjes euroatlantike”, thuhet në urimin e Presidentes Osmani.
Fjalimi i Presidentes Osmani në ceremoninë e fillimit të stërvitjes së përbashkët shumëkombëshe “Defender Europe ‘23”

I nderuar Kryeministër Kurti, I nderuar ambasador Hovenier, I nderuar Ministër Mehaj, Ministër Sveçla, I nderuar Komandant i FSK-së, Gjenerallejtënant Jashari, I nderuar zëvendëskomandant i divizionit të 34-tët të Këmbësorisë, Gjeneral brigade, Erens, Gjeneral brigade Bozicevic, Të nderuar partner të Republikës së Kosovës, partner të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ushtarakë të forcave partnere dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Të gjithë ju pjesëmarrës në këtë stërvitje historike, Të dashur qytetarë të Republikës sonë, Kam nderin që jam sot me ju në ceremoninë e fillimit të stërvitjes së përbashkët shumëkombëshe “Defender Europe ‘23” të drejtuar nga Komanda e Ushtrisë së SHBA-së për Evropë dhe Afrikë. Sot, qëndroj para jush për të nderuar guximin, përkushtimin dhe angazhimin tuaj të palëkundur në këtë stërvitje ndërkombëtare. Ju jeni mishërim i trimërisë dhe përfaqësimit të idealeve më fisnike të shërbimit, sakrificës dhe solidaritetit. Ju jeni gardianë të paqes dhe sigurisë në një botë gjithnjë e më komplekse dhe në zhvillime gjithnjë e më sfiduese. Në këtë stërvitje ndërkombëtare, ju jeni krahas ushtrive nga kombe të ndryshme dhe shtete të ndryshme. Megjithatë, ju qëndroni të bashkuar nën një kauzë të vetme, kauzës së përbashkët—për ta forcuar bashkëpunimin, për ta ndërtuar besimin dhe për ta rritur ndërveprimin midis forcave aleate. Ju jeni mishërimi i punës në grup, duke kapërcyer kufijtë dhe duke punuar së bashku drejt një qëllimi të përbashkët- sigurisë dhe mbrojtjes së vlerave tona. Ky ushtrim ndërkombëtar është një simbol i vendosmërisë sonë kolektive për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në një botë që po sfidohet vazhdimisht. Është një kujtesë se forca jonë nuk qëndron vetëm në fuqinë e armëve tona, por në lidhjet që krijojmë, në aleancat që ne ndërtojmë dhe në vlerat e përbashkëta, të cilat çdo ditë po i kultivojmë. Së bashku ne jemi më të fortë kundrejt forcave që kërkojnë të na ndajnë, duke dëshmuar se uniteti dhe bashkëpunimi ynë janë çelës për një të ardhme më të sigurt e më paqësore. Objektivi kryesor i Defender 23 është ta shfaqë aftësinë ushtarake dhe luftarake të ShBA-ve dhe forcave aleate, kundër agresorëve të mundshëm dhe për t`i siguruar aleatët dhe partnerët evropianë se kontinenti është i sigurt nga sulmet e mundshme. Ky ushtrim është historik në shumë aspekte, veçanërisht për ushtrinë më të re në kontinentin evropian, për Forcën tonë të Sigurisë. Pikërisht para dy viteve me sukses shumë të lartë realizuam së bashku Stërvitjen “Defender-Europe’21”, dhe vazhduam pa u ndalur në përgatitjet për stërvitjen e radhës, e cila po fillon sot me ceremoninë në sheshin Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, një ndër emrat më domethënës në historinë tonë. Skënderbeu është hero jo vetëm për Kosovën, por edhe për Evropën. Njihet si strategu dhe udhëheqësi ushtarak ndër më të mëdhenjtë në historinë e luftërave për mbrojtjen e atdheut dhe mbrojtjen e vlerave civilizuese që ndikuan fuqishëm edhe në mbrojtjen e Evropës kontinentit tonë në përgjithësi. Nga ana tjetër, ndodhet shtatorja e liderit historik, udhëheqësit tonë të lëvizjes për pavarësi, njëherit arkitektit të Republikës sonë, Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, vizioni dhe ideali i të cilit, gjatë gjithë rrugëtimit të vështirë, ishte i mishëruar në vlerat properëndimore dhe euroatlantike. Defender 2023 përkon edhe me 24-vjetorin e çlirimit tonë, e cila është ditë po aq e freskët sa kujtesa e ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së me forcat e vendeve tjera aleate të NATO-s, kundër gjenocidit të Millosheviqit ndaj popullit të Kosovës. Ne ishim viktima, kurse regjimi i Millosheviqit ishte agresori. E, lufta jonë ishte luftë për liri! Kjo është e vërteta e vetme, të cilën do ta mbrojmë çdo herë e kudo! Prandaj, sot teksa i shohim ushtarët e FSK-së të radhitur në këtë shesh, dua të sjellë në vëmendjen e secilit edhe sakrificën e paraardhësve të tyre, vajzave e djemve të UÇK-së, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë, mbrojtën dhe rikthyen dinjitetin tonë. Ata janë mishërimi i vetëmohimit, sakrificës dhe guximit. Të prirë nga komandanti legjendar, Adem Jashari, ata dhe mbi 3 mijë dëshmorë të UÇK-së janë personifikim i lirisë dhe i shtetit tonë. Prandaj, falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për vajzat dhe djemtë e UÇK-së! Faleminderit edhe për burrat e gratë e popujve të aleancës së lirisë, aleancës së NATO-s dhe gjithë ushtarëve të ShBA-ve për sakrificën në përkrahje të përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi! Përgjatë, 24 vjetëve të pasluftës na qëndruat pranë me mbështetjen tuaj, duke mbështetur edhe Ushtrinë e Republikës së Kosovës, të cilën e ngritëm dhe zhvilluam së bashku me ju, e tani në këtë stërvitje do të demonstrojnë praktikisht se ata janë të gatshëm për të realizuar detyrat në kuadër të operacioneve shumëkombëshe të paqes dhe stabilitetit kudo që ka nevojë. Të nderuar të pranishëm, Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës, me statusin e vendit pritës në mesin e 25 vendeve në këtë stërvitje me gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë e rreth 1400 trupave të FSK-së përkrah edhe shumë trupave ushtarake amerikane dhe trupave të tjera shumëkombëshe të vendeve aleate dhe partnere e shteteve tjera të NATO-s, konfirmon më së miri edhe besimin e fuqishëm të partnerit tonë strategjik, SHBA-së ndaj Republikës së Kosovës dhe ndaj Ushtrisë sonë. Rruga jonë përpara është e pandalshme e ne jemi të vendosur fuqishëm në konsolidimin dhe forcimin e institucioneve demokratike të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit si faktorë jetik në fuqizimin e sistemit të sigurisë dhe të mbrojtjes në vendin tonë. Në një mjedis shumë të ndjeshëm të sigurisë, kur sfidat dhe kërcënimet sa vijnë e bëhen gjithnjë e më komplekse, rëndësia e bashkëpunimit me aleatët në fushën e mbrojtjes, krahas të gjitha fushave tjera, është e domosdoshme dhe ekzistenciale. Këtë e konfirmon fuqishëm edhe niveli i lartë i ndërveprueshmërisë gjatë fazës planifikuese të stërvitjes, e cila besojmë se do të kurorëzohet me sukses maksimal edhe në fazën e ekzekutimit me integrimin në operacion të përbashkët stërvitor të forcave tona me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Krahas stërvitjes “Defender-Europe’23”, kjo shtron edhe nevojën e krijimit të përbashkët të frontit politik, sikurse edhe atij të sigurisë e të mbrojtjes, duke filluar me Kartën e Adriatikut, SHBA- A5, ku