DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin Hovenier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend me fokus në punën që po bëhet për të zbatuar atë se çfarë është dakorduar në Bratisllavë.

Presidentja Osmani theksoi se kërcënimet nga Serbia dhe grupet e saj kriminale ndaj policëve të Kosovës që i takojnë komuniteteve joshumicë, kanë për qëllim t’i dekurajojnë komunitetet në Kosovë nga pjesëmarrja në jetën institucionale publike. Prandaj, Presidentja Osmani ritheksoi se këto veprime duhet të dënohen nga të gjithë.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, me ç’rast u vlerësuan projektet e përbashkëta që kontribuojnë në thellimin e këtyre raporteve. Në takim u theksua edhe nevoja për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit në këtë drejtim.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.