Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime homologes së saj sllovene, Natasha Musar, ndërsa është shprehur e gatshme për ndihmë ndaj miqve dhe aleatëve tanë sllovenë.
“Ngushëllime të sinqerta Presidentes Musar dhe popullit të Sllovenisë për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut. Kosova është e gatshme t’i ndihmojë miqtë dhe aleatët tanë sllovenë për ta kapërcyer këtë kohë pikëlluese”, ka shkruar Presidentja në Twitter.