Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar xhudistet Laura Fazliu dhe Distria Krasniqi për medaljet e tyre në Budapest 2023 Masters Judo.
“Rezultat i mrekullueshëm i xhudisteve tona të shkëlqyera në Budapest 2023 Masters Judo. Urime yjeve tona të xhudos Laura Fazliu dhe Distria Krasniqi për medaljet e tyre të merituara të arta dhe të argjendta dhe gjithëve në #TeamKosovo që na bënë krenarë. Rruga për në Lojërat Olimpike #Paris2024 duket e ndritshme!”, ka shkruar Presidentja Osmani.