Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot në Prizren ndërmarrësen Rina Malsori, e cila udhëheqë kompaninë “Frutti”.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Sot në Prizren në vizitë tek ndërmarrësja Rina Malsori, e cila udhëheqë kompaninë “Frutti”.
Nga uji i maleve të Sharrit e deri te lëngjet nga frutat e kultivuara, gjindet rrëfimi i suksesit të punës së saj.
Një histori tejet frymëzuese e kësaj kompanie e cila numëron 200 punëtorë dhe ka 6 linja prodhuese me teknologjinë më bashkëkohore, që eksporton kudo në Evropë.