Presidentja Osmani takoi komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, Admiralin Stuart B. Munsch

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim Admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli. Ajo e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe rajon, pas aktit të agresionit dhe sulmit terrorist të Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator. Presidentja Osmani theksoi nevojën e marrjes së masave konkrete kundër Serbisë pas aktit të agresionit dhe sulmit terrorist nga grupet paramilitare dhe kriminale të udhëhequra në terren nga Milan Radoičić dhe politikisht nga Aleksandar Vučić. Ajo nënvizoi se Serbia duhet t’i tërheq trupat e saj ushtarake nga kufiri me Kosovën pasi që ato përbëjnë rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ajo vlerësoi angazhimin e shtuar të KFOR-it dhe NATO-s, në rritjen e sigurisë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi dhe e konsideroi atë si veprim të nevojshëm për ta parandaluar përsëritjen e aktit të ndodhur më 24 shtator. Në takim, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë në mes institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe atyre të NATO-s, në ballafaqimin me sfidat e sigurisë në vend dhe rajon.

Presidentja: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me Presidentin Isaac Herzog, popullin dhe shtetin e Izraelit në këto orë të errëta

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit terrorist në Izrael. “Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me Presidentin Isaac Herzog, popullin dhe shtetin e Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani falënderon Spanjën për mikpritjen dhe organizimin e suksesshëm të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granadë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Këshillit të Bashkimi Evropian, Charles Michel dhe Kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, ka përfaqësuar Kosovën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Presidentja Osmani ka falënderuar Spanjën për mikpritjen dhe organizimin e suksesshëm të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granadë. “Falënderoj Spanjën për mikpritjen dhe organizimin e suksesshëm të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granadë, duke bashkuar liderët evropianë në frymën e barazisë, si parim themelor i kësaj platforme. Mirënjohës Mbretit Felipe VI dhe Mbretëreshës Letizia, Kryeministrit Sanchez dhe zonjës Gómez Fernández për pritjen e ngrohtë në Alhambrën madhështore”, ka shkruar Presidentja Osmani.  

Presidentja Osmani takoi kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Kosovën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), në Granada të Spanjës, në margjinat e tij është takuar me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas. “Në takimin tim dje në Granada me kryeministren Kaja Kallas, e informova për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse. Falënderoj Estoninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë dhe për paqen dhe sigurinë në rajonin tone”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Kosovën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), në Granada të Spanjës, në margjinat e tij është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. “Së bashku me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq diskutuam zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë. E informova për provat mbi aktin e agresionit të Serbisë. Ne e vlerësojmë mbështetjen e qëndrueshme të Kroacisë dhënë vendit tonë dhe paqes dhe prosperitetit në mbarë rajonin”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Holandës, Mark Rutte

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Kosovën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), në Granada të Spanjës, në margjinat e tij është takuar me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte. “Në EPC pata një shkëmbim me kryeministrin holandez Mark Rutte rreth situatës së sigurisë në vendin tonë. Theksova domosdoshmërinë për t’i kërkuar llogari Serbisë për aktin e saj terrorist dhe aktin e agresionit kundër Kosovës, i cili paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani ka diskutuar me aleatë dhe partnerë të Kosovës rreth situatës së sigurisë pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Kosovën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), në Granada të Spanjës, ka diskutuar me aleatë dhe partnerë të Kosovës rreth situatës së sigurisë pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë. “Diskutime të rëndësishme me aleatë dhe partnerë të Kosovës rreth situatës së sigurisë pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë, si dhe për fuqizimin e aleancave tona në përballje me sfidat aktuale”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani takoi Kancelarin e Gjermanisë Scholz dhe Kryeministrin e Greqisë Mitsotakis

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Kosovën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), në Granada të Spanjës, në margjinat e tij është takuar me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. “Informova Kancelarin Scholz dhe Kryeministrin e Greqisë Mitsotakis për sulmin terrorist të Serbisë dhe aktin e agresionit kundër Kosovës. Theksova domosdoshmërinë për të mbajtur Serbinë përgjegjëse për përpjekjet e saj për të destabilizuar vendin tonë dhe të gjithë rajonin”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani takoi Presidentin e Francës, Emmanuel Macron

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Kosovën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), në Granada të Spanjës, në margjinat e tij është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. “Një diskutim i rëndësishëm me presidentin francez Emmanuel Macron mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. Theksova rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Republikës sonë”, ka shkruar Presidentja Osmani.

This site is registered on wpml.org as a development site.