Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Kosovën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), në Granada të Spanjës, në margjinat e tij është takuar me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte.
“Në EPC pata një shkëmbim me kryeministrin holandez Mark Rutte rreth situatës së sigurisë në vendin tonë. Theksova domosdoshmërinë për t’i kërkuar llogari Serbisë për aktin e saj terrorist dhe aktin e agresionit kundër Kosovës, i cili paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin”, ka shkruar Presidentja Osmani.