DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Kosovën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), në Granada të Spanjës, në margjinat e tij është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

“Së bashku me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq diskutuam zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë. E informova për provat mbi aktin e agresionit të Serbisë. Ne e vlerësojmë mbështetjen e qëndrueshme të Kroacisë dhënë vendit tonë dhe paqes dhe prosperitetit në mbarë rajonin”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.