DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani falënderon Spanjën për mikpritjen dhe organizimin e suksesshëm të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granadë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Këshillit të Bashkimi Evropian, Charles Michel dhe Kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, ka përfaqësuar Kosovën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Presidentja Osmani ka falënderuar Spanjën për mikpritjen dhe organizimin e suksesshëm të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granadë.

“Falënderoj Spanjën për mikpritjen dhe organizimin e suksesshëm të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granadë, duke bashkuar liderët evropianë në frymën e barazisë, si parim themelor i kësaj platforme. Mirënjohës Mbretit Felipe VI dhe Mbretëreshës Letizia, Kryeministrit Sanchez dhe zonjës Gómez Fernández për pritjen e ngrohtë në Alhambrën madhështore”, ka shkruar Presidentja Osmani.

 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.