presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Kosovën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), në Granada të Spanjës, në margjinat e tij është takuar me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

“Në takimin tim dje në Granada me kryeministren Kaja Kallas, e informova për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse. Falënderoj Estoninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë dhe për paqen dhe sigurinë në rajonin tone”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.