DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi Kancelarin e Gjermanisë Scholz dhe Kryeministrin e Greqisë Mitsotakis

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Kosovën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), në Granada të Spanjës, në margjinat e tij është takuar me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

“Informova Kancelarin Scholz dhe Kryeministrin e Greqisë Mitsotakis për sulmin terrorist të Serbisë dhe aktin e agresionit kundër Kosovës.

Theksova domosdoshmërinë për të mbajtur Serbinë përgjegjëse për përpjekjet e saj për të destabilizuar vendin tonë dhe të gjithë rajonin”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.