Presidentja Osmani përkujtoi heroin Ismet Rraci, në 23 vjetorin e vrasjes

Ismet Rraci ishte patriot, aktivist i shquar politik dhe kryetar i komunës së Klinës, i cili dha kontribut të çmuar për lirinë, shtetndërtimin dhe jetën institucionale. Ai shquhej për guximin dhe atdhedashurinë, por rrugëtimin e tij e ndërprenë në mënyrë mizore më 23 prill 2001, kur pabesisht e vranë, rrugës së tij për në punë. Heroi ynë meriton drejtësinë, ndaj vendosja e drejtësisë mbetet domosdoshmëri. Lavdi jetës dhe veprës së Ismet Rracit!

Presidentja Osmani uron Ditën e Komunitetit turk

Në Ditën e Komunitetit turk,  festojmë për mozaikun e pasur të diversitetit etnik e kulturor të Kosovës. Tradita, gjuha dhe zakonet e komuniteteve e begatojnë Kosovën dhe nxisin mirëkuptim, tolerancë e harmoni. Komuniteti turk ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit dhe kontribuon në vazhdimësi në jetën tonë institucionale. Urime Dita e Komunitetit turk!

Presidentja: Kosova është krenare që ka kaq shumë miq dhe aleatë përkrah saj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar përfaqësues nga vendet partnere pas takimit të KS të KB-së. Postimi i plotë i Presidentes: E lumtur të takohem me përfaqësues nga vendet partnere pas takimit të KS të KB-së sot. Një mundësi e shkëlqyer për të festuar përparimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe për të diskutuar rrugën tonë të palëkundur drejt institucioneve euroatlantike. Kosova është krenare që ka kaq shumë miq dhe aleatë përkrah saj!

Presidentja Osmani takoi Përfaqësuesen e Përhershme të Maltës dhe kryesuesen aktuale të KSKB-së, Vanessa Frazier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Përfaqësuesen e Përhershme të Maltës dhe kryesuesen aktuale të KSKB-së, Vanessa Frazier. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: “Përpara takimit të KS të KB-së, u takova edhe me ambasadoren Vanessa Frazier, Përfaqësuese e Përhershme e Maltës në KB dhe Kryesuesja aktuale e KS të KB-së. Diskutuam pritjet nga takimi, zhvillimet e fundit dhe rrugëtimin  e vazhdueshëm të Kosovës në demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Presidentja Osmani takoi Përfaqësuesin Alternativ të ShBA-ve në Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Robert A. Wood

Në prag të takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Përfaqësuesin Alternativ të ShBA-ve në KSKB, Ambasadorin Robert A. Wood. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Përpara takimit të KSKB-së sot, u takova me Ambasadorin Robert A. Wood,  Përfaqësues Alternativ i SHBA-ve. E informova rreth zhvillimeve të fundit në fushën e sigurisë dhe diskutuam rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me aleatët për të trajtuar sfidat e përbashkëta.

Deklaratë e Presidentes Osmani pas përmbylljes së procesit të votimit në katër komunat veriore të Kosovës

Kosova i dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t’i largojnë kryetarët aktualë dhe t’i zgjedhin kryetarët e rinj. Qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuqiçi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë. Por, Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t’i përfaqësojë. E falënderoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet tona të sigurisë si dhe partnerët tanë për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin. Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë.

Presidentja Osmani kujtoi përvjetorin e masakrës ndaj familjes Mirena

25-vjet më parë, regjimi gjenocidal i Serbisë rrëmbeu me dhunë dhe vrau 16 djem e burra të familjes Mirena në Nakaradë të Fushë Kosovës. Asgjë për fatin e tyre nuk është ditur deri në vitin 2006, kur trupat e tyre u gjetën në një varrezë masive në Batajnicë të Beogradit. Vënia e autorëve të krimit para drejtësisë është domosdoshmëri, ndaj përpjekjet tona nuk do të ndalojnë asnjëherë. Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!

This site is registered on wpml.org as a development site.