Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Përfaqësuesen e Përhershme të Maltës dhe kryesuesen aktuale të KSKB-së, Vanessa Frazier.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
“Përpara takimit të KS të KB-së, u takova edhe me ambasadoren Vanessa Frazier, Përfaqësuese e Përhershme e Maltës në KB dhe Kryesuesja aktuale e KS të KB-së.
Diskutuam pritjet nga takimi, zhvillimet e fundit dhe rrugëtimin e vazhdueshëm të Kosovës në demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut.