25-vjet më parë, regjimi gjenocidal i Serbisë rrëmbeu me dhunë dhe vrau 16 djem e burra të familjes Mirena në Nakaradë të Fushë Kosovës.
Asgjë për fatin e tyre nuk është ditur deri në vitin 2006, kur trupat e tyre u gjetën në një varrezë masive në Batajnicë të Beogradit.
Vënia e autorëve të krimit para drejtësisë është domosdoshmëri, ndaj përpjekjet tona nuk do të ndalojnë asnjëherë.
Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!
