DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani përkujtoi heroin Ismet Rraci, në 23 vjetorin e vrasjes

Ismet Rraci ishte patriot, aktivist i shquar politik dhe kryetar i komunës së Klinës, i cili dha kontribut të çmuar për lirinë, shtetndërtimin dhe jetën institucionale.

Ai shquhej për guximin dhe atdhedashurinë, por rrugëtimin e tij e ndërprenë në mënyrë mizore më 23 prill 2001, kur pabesisht e vranë, rrugës së tij për në punë.

Heroi ynë meriton drejtësinë, ndaj vendosja e drejtësisë mbetet domosdoshmëri.

Lavdi jetës dhe veprës së Ismet Rracit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.