Evropa e lirë: NUK PRESIM ZGJEDHJET E TJETËRKUJT

Qasja jonë ka qenë vërtetë qasje serioze dhe një qasje e cila lidhet në plotëninë e saj me standardet ndërkombëtare. Madje mund të them se ka edhe situata dhe zgjidhje që ne kemi ofruar, e që nuk janë pjesë e standardeve ndërkombëtare, por janë përtej tyre.
SPEECH BY PRESIDENT OF KOSOVO FATMIR SEJDIU AT UN SECURITY COUNCIL, NEW YORK, 22 SEPTEMBER 2006
Fjala e Presidentit Sejdiu me rastin e Organizimit Kulturor: Revista e Folklorit Burimor Shqiptar Drenas, 19 shtator 2006

Tё nderuar pjesёmarrёs dhe mysafirё tё kёtij festivali,
z. Kryetar i Komunёs,
z. Drejtor i Festivalit dhe anёtarё tё Kёshillit organizativ,
Tё nderuar deputetё dhe ministra,
Zonja dhe Zotёrinj,
Mё lejoni qё nё fillim t?ju falёnderoj pёr ftesёn qё tё jem sot bashkё me ju nё kёtё manifestim tё rёndёsishёm kulturor qё prezenton tash e sa dekada vlerat mё tё rёndёsishme tё folklorit burimor shqiptar tё tё gjitha trevave.
Rosbalt: KËRKESA JONË ËSHTË PAVARËSI E PLOTË PËR KOSOVËN

Tani Kosova po përjeton një shkallë të rëndësishme të zhvillimit të vet. Bisedimet me ndërmjetësimin ndërkombëtar të Marti Ahtisaarit po hyjnë në fazën përfundimtare. Kërkesa jonë kryesore është pavarësia e plotë, të cilën e dëshiron shumica e popullit të Kosovës dhe shumica e minoriteteve, të cilat jetojnë në Kosovë, me përjashtim të serbëve. Ne shpresojmë se zgjidhja përfundimtare do të merret deri në fund të vitit 2006 dhe si rezultat i kësaj ne do të mund të krijojmë shtetin e Kosovës, në të cilin do të sundojë ligji dhe ku të gjithë, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e minoriteteve, do t’i kenë të drejtat e barabarta.
Obraćanje predsednika Sejdiua poslanicima Skuptine Kosova 27. jula 2006. godine u vezi sa Bečkim sastankom 24.07.2006
BBC: KOSOVA E PAVARUR: FAKTOR STABILITETI

Në këtë aspekt mund të them se argument i fuqishëm është edhe fakti se Serbia me të gjithë mekanizmat e saj ka dëshiruar të ushtrojë dhe ka ushtruar një gjenocid ndaj popullit të Kosovës, i cili që në periudhat edhe të mëhershme ka pasur përjetime të hidhura.Kujtoj se është e rëndësishme të theksohet në këto momente se Kosova asnjëherë s’ka qenë pjesë e Serbisë në vullnetin e saj, dhe figurativisht do ta thosha se ka qenë kjo një martesë e dhunshme, në dy cilësitë që ajo ka pasur në federatën e zhbërë.
IZLAGANJE PREDSEDNIKA KOSOVA FATMIRA SEJDIUA NA BEČKOM SASTANKU, 24. JULA 2006. GODINE
FJALA E PRESIDENTIT TË KOSOVËS FATMIR SEJDIU NË TAKIMIN E VJENËS, 24 KORRIK 2006

E kemi theksuar dhe e themi prapë se për popullin tonë nuk ka proces më të rëndësishëm se procesi që ka për qëllim përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës. Përkushtimi ynë i përhershëm ka qenë dhe mbetet që ky proces të jetë i hapur, transparent dhe paqësor. SiÃ?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?§ e dini, ne jemi duke punuar ngushtë me Ju dhe ekipin Tuaj për ta realizuar këtë qëllim. Gjatë gjithë raundeve të bisedimeve të deritashme në Vjenë kemi ofruar dokumente të hollësishme për pozicionin e Kosovës rreth një varg Ã?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?§ështjesh teknike: reformimin e pushtetit lokal apo decentralizimin, trashëgiminë kulturore e religjioze, Ã?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?§ështjet ekonomike, etj.
FJALIMI I PRESIDENTIT TË KOSOVËS FATMIR SEJDIU NË KËSHILLIN E SIGURIMIT, NJU JORK, 13 KORRIK 2006

Kosova: E kaluara dhe e ardhmja Shkëlqesia Juaj, President i Këshillit Shkëlqesia juaj, Anëtarë të Këshillit Jam mirënjohës që kam mundësinë t?ju prezentoj juve pikëpamjet e Kosovës mbi procesin e statusit final të saj. Para se të flas për thelbin e qëndrimit të Kosovës më hollësisht, dua të them diçka për vetë procesin e statusit final. Nuk ka asnjë proces tjetër më të rëndësishëm për popullin tonë. Ne jemi të përkushtuar drejt një procesi të hapur, transparent dhe mbi të gjitha paqësor. Ne po punojmë ngushtë me përfaqësuesin special të Kombeve të Bashkuara dhe ekipin e tij. Ne kemi bërë përpjekje të mëdha për të hartuar dokumente të hollësishme lidhur me çështjet teknike në fjalë, për të cilat janë pajtuar të gjithë anëtarët e delegacionit nga Kosova. Ne kemi qenë fleksibilë në negociatat që janë zhvilluar deri tani, në çështjet ‘teknike’ të decentralizimit me rëndësi të madhe siç janë: trashëgimia kulturore dhe ekonomia. Dhe ne do të mbetemi të përkushtuar në procesin dhe diskutimet konstruktive të mëtutjeshme.Ne jemi të vendosur të gjejmë zgjidhjet më të mira për secilën çështje që ka të bëjë me statusin. Por, unë duhet të theksoj para jush se në Kosovë dhe në rajon presim që procesi të përfundojë para fundit të këtij viti. Kosova ka kaluar nëpër shtatë vite të paqartësisë rreth statusit që nga ngjarjet e tmerrshme të v. 1999. Kjo paqartësi ka penguar zhvillimin ekonomik dhe ka ushqyer tensionet politike. Nuk do t’i shërbente askujt në Kosovë apo edhe më gjerë në rajonin e Evropës Jug-Lindore nëse kjo paqartësi do të vazhdonte më tepër se që ka nevojë. Ky proces duhet të definojë statusin e Kosovës tani njëherë e mirë. Dëshira e shumicës dërmuese të popullit të Kosovës për një Kosovë të pavarur është e njohur mirë. Ky është vullneti i shumicës se popullit të Kosovës qe një kohë të gjatë; që para represionit dhe gjenocidit të viteve të Millosheviqit. Në këtë javë na përkujtohen krimet e atij regjimi, tani që filloi gjykimi në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavi në Hagë i gjashtë ministrave dhe gjeneralëve të Millosheviqit duke përfshirë ish-Presidentin e Serbisë, për krime që përfshijnë deportimin e dhunshëm të mbi 800,000 shqiptarëve të Kosovës – gjysmës së popullsisë dhe të masakrës së mbi 100 burrave dhe djemve gjatë një nate në një fshat në Kosovës Jugore, në Krushë të Vogël. Këto ishin vetëm disa nga krimet e tyre dhe këto krime ndodhën vetëm shtatë vjet më parë.Nuk është e lehtë për askend të përballet me krime të tilla gjatë jetës së vet, e lere më për pak vite. Fotografitë e të zhdukurve nga lufta ende qëndrojnë varur në rrethojën e ndërtesave qeveritare në Prishtinë. Familjet tona mbajnë zi për çdo ditë, mirëpo përkundër gjithë kësaj dhimbjeje, ne e dimë se kjo është e kaluara, ndërsa ne duhet të shikojme kah e ardhmja. Nuk mund ta harrojmë të kaluarën, por jemi të përcaktuar që të shkojmë kah e ardhmja. Përkundër kësaj historie dëshira mbizotëruese e popullit të Kosovës është të ndërtohet një shoqëri multietnike me të drejta të barabarta për të gjitha komunitetet. Kjo ambicje formëson qëndrimet tona në procesin për përcaktim të statusit final dhe në punën e qeverisë së Kosovës. Dëshira për të krijuar institucione, për të hartuar ligje dhe për të vendosur norma që ndërtojnë, mbrojnë dhe mbajnë një shoqëri multientike është në qendër të punës së Qeverisë për të bërë përparime në ato që quhen Standarde për Kosovën: në punën e saj për të përmirësuar sundimin e ligjit, mbrojtjen e pakicave, përfaqësimin e pakicave në institcionet e Kosovës, qeverisje efektive vendore dhe një ekonomi funksionale. Në vetë procesin për statusin final, çdo qëndrim që ia kemi paraqitur përfaqësuesit special Ahtisari bazohet në dëshirën tonë për një Kosovë të pavarur, sovrane dhe demokratike për të gjithë qytetarët e saj. Kjo është alfa dhe omega, fillimi dhe mbarimi i qëndrimit tonë. Mirëpo, çka do të thotë kjo në hollësi?Në një shoqëri multientike, qeveria duhet t’i përfaqësojë drejtë të gjitha komunitetet. Në Kuvend dhe në Qeverinë e Kosovës janë rezervuar ulëse për komunitetet joshqiptare të Kosovës. Pakicat e tjera, me përjashtim të serbëve kanë zënë vendet e tyre në Kuvend dhe në Qeveri. E themi me keqardhje të thellë se përfaqësuesit serbë ende nuk i kanë zënë vendet e veta dhe refuzojnë të marrin pjesë në detyrën tonë të përbashkët të qeverisjes. E di nga bisedat që kam me këta përfaqësues se kjo shpeshherë nuk është zgjedhja e tyre, por rezultat i presioneve nga Beogradi, i cili dëshiron ta delegjitimojë Qeverinë e Kosovës. Sikurse Përfaqësuesi Special i OKB-së në raportin e tij të fundit para Këshillit të Sigurimit, i bëj thirrje Beogradit t’i japë fund këtij bojkoti dhe tu mundësojë serbëve të Kosovës të zënë vendet që u takojnë në Qeverinë tonë. Ata janë të mirëseardhur aty dhe do të jenë të mirëseardhur gjithherë. Dhe ndonëse mungesa e tyre aktualisht pengon punën tonë për të ndërtuar institucione të përbashkëta ajo nuk e ndal këtë punë. Kemi përgatitur plane gjithëpërfshirëse dhe të hollësishme për komuna të reja dhe qeverisje lokale në Kosovë, në mënyrë që Qeveria të jetë në rrafshin ku vendorët të mund të marrin vendime për vehten. Siç ka vendosur tashmë Grupi i Kontaktit, nuk mund të krijohen entitete të ndara entike në Kosovë. Kjo nuk do të funksiononte në një vend ku shqiptarët dhe serbët janë të shpërndarë dhe të përzier nëpër të gjitha komunat e Kosovës. Kosova duhet të mbetet një territor unitar, me një qeveri për të gjithë, ndonëse me vendimmarrje të bartur në rrafshin lokal për shumë çështje, duke përfshirë shërbimet vendore, kujdesin shëndetësor, arsimin e kështu me radhë.I kemi diskutuar këto plane në hollësi me UNOSEK-un dhe Serbinë dhe këto biseda po vazhdojnë. Në bisedat e mëtejshme me UNOSEK-un është identifikuar tashmë një hapsirë e madhe e përbashkët (pajtimi) dhe kemi rënë në ujdi për shumë nga kompetencat që do t’i kenë komunat. Ka ende çështje të rëndësishme për të diskutuar. Mirëpo, jam i bindur se për këto çështje, me fleksibilitet nga të gjitha palët, mund
FJALA E PRESIDENTIT Dr. FATMIR SEJDIU NË CEREMONINË E LAMTUMIRËS PËR PËRFAQSUESIN SPECIAL TË SEKRETARIT TË PËRGJITSHËM z. SOREN JESEN – PETERSEN

Më lejoni që sonte të them disa fjalë për njeriun që me një energji të pashterrshme, me një qasje të pashembullt dhe me një aktivizëm të pandalë bëri të mundshmet dhe të pamundshmet për Kosovën. Z. Soren Jesen Petersen do të mbetet personalitet përbërës dhe kreativ i të gjitha përpjekjeve tona serioze në ndërtimin e paqes, të sigurisë, të zhvillimit, të mirëqenies së përgjithshme në Kosovë dhe të raporteve të mira midis të gjitha etnive, të shumicës dhe të pakicës.