BBC: JO PROTOKOLLEVE QË CENOJNË KOSOVËN

BBC: Kush u pajtua për nënshkrimin e protokollit të debatueshëm për bashkëpunim ndërpolicor ndërmjet EULEX-it dhe Beogradit zyrtar, javën e kaluar? Presidenti Sejdiu: Ka qenë një proces interesant, do të thosha, që nga fillimi dhe mund të them se pala kosovare nuk ka qenë aktor në këtë situatë. Është po ashtu me rëndësi të theksohet, se ne për njoftimet e thella të mbajtjes së kësaj materie, apo të këtij dokumenti ne i kemi shprehur qëndrimet tona. Dhe them se, edhe atë për të cilën është pajtuar edhe EULEX-i, askush në emër të Kosovës nuk mund të negociojë me një vend tjetër, duke pasur parasysh se në situata të caktuara apo në disa formula të caktuara cenohej, do të thosha, drejtpërdrejt struktura e institucioneve të vendit përkatësisht ajo që nuk është vetëm në aspektin figurativ por ajo që paraqet sovranitetin e një vendi. Andaj ne kemi shprehur kundërshtimin tonë për qasjen, kemi shprehur kundërshtimin tonë për formulat e ofruara dhe kemi shprehur kundërshtimin tonë që të mos lejohet asnjë formë, asnjë mënyrë që eventualisht do të derivonte në një situatë e cila do të ishte e papranueshme për Kosovën. Në ndërkohë, ne vërtetë kemi pasur disa ditë takime të ngjeshura dhe bashkë me qëndrimin tonë ne kemi bërë edhe paralajmërimin e drejtpërdrejt, duke mbështetur natyrisht, bashkëpunimin me EULEX-in, si të nevojshëm për Kosovën edhe në këtë periudhë edhe në periudhat që kemi para vetes, mirëpo njëkohësisht kemi theksuar se për Kosovën do të jetë tepër e rëndësishme që të merret parasysh roli i tij si rol ndihmës me Republikën e Serbisë. Por, them gjithmonë duke qenë një faktor që do të ofrojë raportet e ardhshme mes dy vendeve sovrane dhe që në një situatë apo në një tjetër do të ndihmonte sidomos në misionin parësor që është i theksuar edhe për rolin e EULEX-it në mbështetje të institucioneve të vendit sidomos në fushën e sigurisë dhe të sundimit të ligjit. Ka qenë në një moment, të themi, edhe një qëndrim shumë i qartë se për formulimet e tilla edhe nuk mund të bëhet fjalë. E dimë se ndërkohë ka pasur, dhe ju e keni përcjellë me siguri, një shqetësim të veçantë se cili do të jetë fati i mëtejmë i këtyre dokumenteve. Për ne, natyrisht se ne e kemi përfunduar me atë përmbajtje dhe nuk kemi dëshiruar që të hyjmë absolutisht në formulime apo për të qenë akterë në proces, por është shumë e rëndësishme, kujtojmë, paralelisht me atë që e kemi bërë botërisht, apo që e kanë botërisht edhe institucionet evropiane, se ky dokument, sipas vlerësimit të tyre, nuk cenon sovranitetin, pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Kosovës dhe se BE-ja është shumë e interesuar, në këtë rast bashkë me EULEX-in dhe mekanizmat e tjerë, dhe në këtë kuadër edhe SHBA-ja, që të ndihmojë dhe të vlerësojë punën e institucioneve të Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.Prandaj ne themi, apo e përsërisim atë që e kemi shprehur në qëndrimin tonë, se nuk është një dokument në të cilin pala kosovare ka qenë aktor në proces dhe në të njëjtën kohë shprehim zotimin tonë të bashkëpunimit të ngushtë me institucionet ndërkombëtare në Kosovë, në këtë rast edhe me EULEX-in, ICO-në, edhe me KFOR-in por edhe me vendet veç e veç që janë brenda nesh. E dimë që ka qenë një qëndrim i BE-së që të shkojë në mbështetjen e një protokolli të tillë dhe e dimë po ashtu që është bërë në një nivel të ulët të përfaqësimit, vetëm të një dimensioni apo qasjeje të dikasterit të policisë. Pra një bashkëpunim të zyrtarëve të EULEX-it dhe nënshkrimit që ata e kanë bërë pas nënshkrimit të mëhershëm nga Ministria e Brendshme e Republikës së Serbisë. Ne duam që këtë sekuencë që e kemi pasur para vetes të mos e kemi të përsëritur. Qëndrimi ynë është shumë i qartë, se ka edhe disa prej fushave të tjera të cilat vërtetë janë të ndjeshme, të paralajmëruara si të tilla, siç është, çështja e doganave dhe ajo e gjyqësisë, por themi se për Kosovën janë të pranueshme të gjitha aspektet të cilat lidhen esencialisht me projektin Ahtisaari.Asgjë që mund të dalë jashtë idesë së projektit Ahtisaari dhe asaj që është e lejuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet në fuqi, nuk do të jetë e Kosovës. BBC: Zoti President ju i paralajmëruat edhe dy protokollet e tjera. Njëherë thatë si udhëheqës të institucioneve të Kosovës se e mbyllni debatin. Do të lejoni debate për dy protokolle të tjera, apo e keni mbyllur çdo gjë për këtë çështje?Presidenti Sejdiu: Unë them se çdo gjë që mund të cenojë interesat e Republikës së Kosovës do të jetë e papranueshme. Këtë e përsëris edhe njëherë. Mendoj se EULEX-i do të ketë kujdes të veçantë në fushën që ai mbështet institucionet e vendit dhe natyrisht kjo të kuptohet gjithmonë në mënyrën më të sinqertë të mundshme. Nuk mund të kuptohet si diçka që EULEX-i të jetë partner i përhershëm për të mbyllur fuqinë e veprimit të institucioneve të vendit, sepse realisht atëherë do të arriheshin efekte negative por do të jetë një periudhë që vërtetë do të vinte në shesh apo në funksionin më të mirë edhe fuqinë e institucioneve të vendit. Jo në aspekte të bllokimeve, jo në aspekte që do të krijonin situata të tensioneve, apo në situate të pakapërcyeshme në kuptimin e ndërtimit të raporteve të ardhshme edhe me Republikën e Serbisë, në këtë kuadër, por edhe në aspektin e bashkëpunimit të nevojshëm do të thosha mes institucioneve ndërkombëtare, në këtë rrafsh EULEX-it dhe të Republikës së Kosovës. Unë mendoj se Qeveria do ta ketë një obligim të drejtpërdrejtë që në këto dy fusha, që mund të jenë nga pikat e rëndësishme të mbështetjes së raporteve, ta thotë fjalën e vetë si duhet dhe besoj se nëse do të jetë nevoja edhe në nivelin më të lartë nuk do të pranohet asgjë e cila në një ose formën tjetër do të ishte cenim i interesave të Kosovës. Këtu flas edhe në planin afat shkurtër edhe në
FJALA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, DR. FATMIR SEJDIU, NË CEREMONINË DEKLARIMIT TË KAPACITETEVE FILLESTARE OPERACIONALE TË FSK-së

Para tri ditësh, në cilësinë e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe të Komandantit Suprem të Forcës së Sigurisë së Kosovës, prita në kabinetin tim Komandantin e KFOR-it, gjenerallejtënant Markus J. Bentler, i cili ma dorëzoi vendimin e strukturave komanduese të NATO-s me vlerësimin se Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) ka arritur Kapacitetet Fillestare Operacionale.
Presidenti Fatmir Sejdiu priti një delegacion të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës

17.09.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot një delegacion të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT), me rastin e dhjetëvjetorit të veprimtarisë së kësaj qendre.
Presidenti Sejdiu dekretoi ambasadorin e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës

16.09.2009. – Nexhmi Rexhepi është dekretuar sot nga Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në detyrën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës me seli në Hagë.
Presidenti Sejdiu dekretoi ambasadorin e Republikës së Kosovës në Belgjikë

16.09.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekretoi sot z.Ilir Dugolli, Ambasador të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës me seli në Bruksel.
Presidenti Sejdiu kërkon që të shtohet efiçenca në zgjidhjen e lëndëve në gjykata

“Ne kemi kapërcyer periudhën e testimit të parë sidomos në aspektin e përpjekjeve për të përgatitë një bazë të mirë për reforma në gjyqësor dhe kemi hyrë në fazën më kritike, më të rëndësishme dhe më të ndjeshme për Kosovën dhe duhet t’ia dalim”, tha Presidenti Sejdiu
KFOR proclaims that KSF Initial Operational Capability (IOC) has been achieved
Families of missing persons stop their strike following a meeting with President Sejdiu and Minister Kelmendi
Presidenti Sejdiu takoi përfaqësuesit e partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhje

Presidenti Sejdiu takoi sot përfaqësuesit a partive politike që konkurrojnë në zgjedhjet e sivjetshme lokale me të cilët zhvilloi një konsultë në kuadër të përgatitjeve për një proces të mirë zgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2009.
U nënshkrua marrëveshja e parë bilaterale mes ShBA-ve dhe Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi nënshkruan sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell, Marrëveshjen e parë formale bilaterale për ndihmë ekonomike në mes SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës.