16.09.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekretoi sot z.Ilir Dugolli, Ambasador të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës me seli në Bruksel.
Dekretimi është bërë në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial Nr. DMD-002-2008, të datës 18 qershor 2008, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Mbretërinë e Belgjikës, si dhe pas marrjes së pajtimit të shtetit pranues për emërim të Ambasadorit.