16.09.2009. – Nexhmi Rexhepi është dekretuar sot nga Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në detyrën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës me seli në Hagë.
Dekretimi është bërë në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial Nr. DMD-003-2009, të datës 10 shkurt 2009, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Mbretërinë e Holandës, si dhe pas marrjes së pajtimit të shtetit pranues për emërim të Ambasadorit.