presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu takoi përfaqësuesit e partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhje

Presidenti Sejdiu takoi sot përfaqësuesit a partive politike që konkurrojnë në zgjedhjet e sivjetshme lokale me të cilët zhvilloi një konsultë në kuadër të përgatitjeve për një proces të mirë zgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2009.

Presidenti Sejdiu, duke komentuar rrjedhën e takimit të sotëm, tha se në takim u shtruan dy-tri çështje që duhet të jenë pjesë e konsulencës në kuptim të marrjes së një qëndrimi, e para për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore, çështja e  studimit që duhet të bëjë KQZ-ja se a ka mundësi që pjesën e balotazhit ta kondensojë në kuadër të kumtimit të rezultatit dhe të ketë shkurtim si dhe çështja e pjesëmarrjes së shërbyesve civilë si kandidatë në procesin zgjedhor.Sa i përket  kohëzgjatjes së fushatës zgjedhore, Presidenti Sejdiu tha se shumica e partive politike, me përjashtim të dy partive, ishin për shkurtimin e fushatës nga 30 ditë sa e parasheh ligji, në tri javë, por kjo meqë është çështje konsensusi mbetet tridhjetë ditë, ashtu siç e parasheh ligji.Çështja e dytë, vijoi Presidenti, ishte çështja e studimit që duhet të bëjë KQZ-ja se a ka mundësi që pjesën e balotazhit ta kondensojë në kuadër të kumtimit të rezultatit dhe të ketë shkurtim.“KQZ-ja konsideron se nuk mund të bëhet kjo, unë kam biseduar edhe me ta dhe është çështje që të respektohet ky afat”, theksoi Presidenti.Ndërkaq, për çështjen e tretë që u shtrua lidhur me pjesëmarrjen e kandidatëve nga radhët e shërbyesve civilë në zgjedhje dhe heqjen e pagës së tyre gjatë procesit zgjedhor, Presidenti tha se kjo mbetet pjesë e obligimeve që do të shtrohet në Qeveri përkatësisht në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe të rishikohet qëndrimi i asaj se a ka të bëjë me të drejtën e heqjes së pagës njëmujore apo dymujore të shërbyesve civilë dhe Ministria e Shërbimeve Publike është këtu e inkuadruar dhe që njerëzit të mos atakohen për aq kohë sa do të jetë koha e fushatës.“Për kandidatët do të shikohet ajo që mund të jetë në komentin më të mirë të ligjit, nëse është në rregull kjo dispozitë të mbetet nëse ka mundësi të rishikohet dhe të bëhet”, vlerësoi Presidenti..Gjithashtu, ai tha se në këtë takim është diskutuar edhe për borxhet që kanë partitë politike, të cilat duhet të paguhen, sepse data e shtyrjes së certifikimit, përkundër kërkesës së disa partive politike, nuk mund të shtyhet për shkak se është 60 ditë para zgjedhjeve.

This site is registered on wpml.org as a development site.