Gjermania rithekson mbështetjen e fuqishme për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu pati sot një takim me z. Karl-Theodor zu Guttenberg, Ministër i Mbrojtjes i Gjermanisë, të cilit i shprehu falënderimet e institucioneve dhe të popullit të Kosovës për shtetin gjerman, i cili e ka përkrahur fuqishëm vendin tonë në procese të gjata, edhe me dekada.

Admirali Stavridis konfirmon mbështetjen e fuqishme për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot komandantin suprem të Forcave të Përbashkëta për Evropë, admiralin Xhejms Stavridis. Në një bisedë të gjatë dhe miqësore, Presidenti Sejdiu dhe admirali Stavridis diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe bashkëpunimin e institucioneve të vendit me NATO-n. Admirali Stavridis konfirmoi mbështetjen e fuqishme të NATO-s për Kosovën, mbështetjen për sigurinë në vend, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ndërsa, Presidenti Fatmir Sejdiu falënderoi për përkrahjen që NATO i ka dhënë dhe po i jep Kosovës. Ai gjithashtu theksoi ndjenjën dhe respektin e veçantë që kanë qytetarët e Republikës së Kosovës për KFOR-in.

Presidenti Sejdiu priti z. Stephan Lehne

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot z. Stephan Lehne, drejtor politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Republikën e Austrisë. Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, ndërsa një theksi i veçantë iu kushtua bashkëpunimit në mes  të dy vendeve, bashkëpunim ky i shtrirë në shumë fusha. Po kështu, Presidenti Sejdiu edhe një herë ka shprehur falënderimin e popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për ndihmën e pakursyeshme që Austria i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Alimusaj

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e ka ngushëlluar familjen Alimusaj, e cila sot humbi më të dashurin e saj, profesor Nimon Alimusajn, veprimtar i dalluar i Ã?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?§ështjes kombëtare, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së.

Më poshtë po e japim tekstin e këtij telegrami:

Mesazh i Presidentit Sejdiu me rastin e 24 marsit

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u është drejtuar qytetarëve të vendit me një mesazh, me rastin e njëmbëdhjetëvjetorit të fillimit të fushatës ajrore të NATO-s për shpëtimin e popullit të Kosovës nga spastrimi etnik.
Në vijim po e japim tekstin e këtij mesazhi:

Intervistë e Presidentit Sejdiu në “La Libre Belgique”

“Po bëjmë progres. Prognozat e atyre që janë kundër pavarësisë së Kosovës nuk janë realizuar. E kundërta, e kemi konsoliduar bazën e një zhvillimi të qëndrueshëm. I kemi themeluar institucionet tona dhe kemi përfunduar legjislacionin tonë, si dhe Kushtetutën. Deri më tani, Kosovën e kanë njohur 65 shtete. Jemi anëtarësuar në FMN dhe në Bankën Botërore.

This site is registered on wpml.org as a development site.