SHBA-të ndjenjë një lidhje të veçantë me popullin e Kosovës

?SHBA-të ndjenjë një lidhje të veÃ?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?§antë me popullin e Kosovës dhe përkushtimin e tij të fuqishëm për ta ndërtuar për të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet në Kosovë një të ardhme më të ndritshme dhe më përparimtare, si pjesë e Bashkësisë Evropiane dhe transatlantike?, theksoi Zëvendëssekretari Amerikan i Shtetit, James Steinberg, pas takimit me Presidentin e Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe me Kryeministrin Hashim ThaÃ?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?§i.

Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin Obama

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për fatkeqësinë e rëndë që ndodhi dje në Raleigh County, West Virginia, si pasojë e një shpërthimi në një minierë, që shoi jetën e 25 minatorëve amerikanë dhe la disa të tjerë të plagosur.
Në vijim po e japim tekstin e plotë të këtij telegrami:

Telegrame urimi të Presidentit Sejdiu me rastin e Festës së Pashkëve

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu me rastin e festës së Pashkëve dhe festës së Pashkëve Ortodokse, u ka dërguar telegrame urimi Papa Benediktit XVI, Ipeshkvit të Ipeshkëvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji, si dhe kryetarit të Këshillit të Shërbesave të Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës Artur Krasniqi.

Presidenti Sejdiu priti familjen e atdhetarit Shaban Manaj

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dorëzoi sot familjes së atdhetarit, politikanit, veprimtarit të Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, avokatit të mirënjohur të Kosovës, z. Shaban Manaj “Medaljen e Artë të Lirisë”, me të cilën e pati dekoruar Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova për kontributin e dhënë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

Gjermania rithekson mbështetjen e fuqishme për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu pati sot një takim me z. Karl-Theodor zu Guttenberg, Ministër i Mbrojtjes i Gjermanisë, të cilit i shprehu falënderimet e institucioneve dhe të popullit të Kosovës për shtetin gjerman, i cili e ka përkrahur fuqishëm vendin tonë në procese të gjata, edhe me dekada.

This site is registered on wpml.org as a development site.