presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: Kushtetuta është garanti dhe fondamenti bazik i të drejtave dhe i lirive të të gjithë qytetarëve

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me rastin e dyvjetorit të Kushtetutës së Republikës, organizoi një pritje për ambasadorët e akredituar në vendin tonë, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, deputetët, ministrat e Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesit e jetës politike e shoqërore të vendit.

Në këtë ceremoni, Presidenti Sejdiu e vlerësoi rëndësinë e miratimit të aktit më të lartë juridik të vendit tonë si akt historik, i cili shpreh vullnetin e popullit të Kosovës.“Kushtetuta e Kosovës është garanti dhe fondamenti bazik i të drejtave dhe i lirive të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, e cila i ka hapur kahet e zhvillimit të Republikës së Kosovës. Kushtetuta është tapi e Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu.Gjithashtu, Presidenti Sejdiu tha se Kushtetuta e vendit është garanci për fjalën e lirë, lëvizjen e lirë, formulë për sundimin e ligjit dhe zhvillimin e lirë të vendit tonë në të gjitha fushat.Duke folur për miratimin me koncenzus të Kushtetutës së vendit, Presidenti Sejdiu i falënderoi të gjitha forcat politike të vendit për koncenzusin e arritur dhe për kontributin e tyre për zhvillimet nëpër të cilat po kalon Kosova.Kushtetuta e miratuar dhe veprimet e institucioneve tw Kosovës për zbatimin e saj, kanë dëshmuar se Kosova e ka mbajtur fjalën e saj që Plani i Ahtisaarit të zbatohet në përpikëri.Sipas Presidentit Sejdiu, procesi i hartimit të Kushtetutës ka dëshmuar bashkëpunimin e fuqishëm në mes Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë dhe se do të ketë mbështetjen e popullit të Kosovës dhe të miqve të Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site.