presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti familjarët e dëshmorëve Elez Geci dhe Maxhun Berisha

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti familjarët e dëshmorëve Elez Geci e Maxhun Berisha dhe ua dorëzoi Medaljen e Artë ?Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari?, me të cilën i pati dekoruar ditët më parë, me rastin e 11-vjetorit të rënies së tyre në Betejën e Pozharit.

Presidenti Sejdiu tha se kontributi për liri, pavarësi e demokraci  i Elez Gecit, Maxhun Berishës dhe shumë e shumë dëshmorëve të tjerë do të jetë përherë në kujtesën e popullit tonë, si sakrificë më sublime deri në flijimin e vetvetes për shtetin e Kosovës.Presidenti Sejdiu vlerësoi lart veprën dhe kontributin e dhënë të dëshmorëve Elez Geci e Maxhun Berisha dhe të shumë dëshmorëve të tjerë, të cilët u flijuan për këtë lirinë e vendit. “Në shenjë përkujdesjeje dhe mirënjohjeje të veçantë për punën, veprën dhe sakrificën e tyre, krahas vendimit që kam marrë edhe më herët, sot edhe solemnisht do t’ua dorëzoj medaljet anëtarëve të ngushtë të familjes Geci dhe Berisha”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu

This site is registered on wpml.org as a development site.