presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Telegrame urimi të Presidentit Sejdiu me rastin e Festës së Pashkëve

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu me rastin e festës së Pashkëve dhe festës së Pashkëve Ortodokse, u ka dërguar telegrame urimi Papa Benediktit XVI, Ipeshkvit të Ipeshkëvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji, si dhe kryetarit të Këshillit të Shërbesave të Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës Artur Krasniqi.

Në vijim po japim tekstin e telegrameve:Shenjtërisë së Tij, Papa Benediktit XVINë emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, dua t’ju shpreh urimet më të përzemërta për Festën e Pashkëve, si dhe falënderimin tonë të gjithmonshëm për kujdesin Tuaj të vazhdueshëm dhe të Selisë së Shenjtë për vendin tim.Me dëshirat më të mira për Ju dhe për të gjithë besimtarët katolikë anekënd globit, ju lus, Shenjtëria juaj, të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë.  Urime dhe fat!Sinqerisht, Fatmir SejdiuPresident i Republikës së Kosovës*****I nderuari Dodë Gjergji,Ipeshkëv i Ipeshkvisë së KosovësNë emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Pashkëve.Dita e Pashkëve, dita e shenjtë e ringjalljes së Krishtit, e shpirtit njerëzor dhe ringjalljes së besimit në Zotin, e gjen popullin e Kosovës më të bashkuar se kurrë në përkushtimin e tij për të qenë sa më shpejt pjesëtar i familjes së madhe të kombeve të lira euroatlantike.Duke e vlerësuar lart rolin Tuaj dhe të Kishës Katolike Shqiptare në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë, urojmë që paqja, dashuria dhe harmonia në mes qytetarëve të Kosovës dhe të botës mbarë të mbizotërojë përherë.I bindur se urtësia e predikimit Tuaj do të çmohet edhe me tej nga të gjithë qytetarët e Republikës sonë, ju lus, i nderuar Ipeshkëv, të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë!Me respekt,                   Dr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës*****I nderuari Artur Krasniqi,Kryetar i Këshillit të Shërbesave i Kishës Protestante Ungjillore të KosovësNë emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Pashkëve, e cila shenjon ditën e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e njeriut te vlerat më sublime shpirtërore. Vendi ynë, Kosova, njihet për harmoninë tradicionale midis besimeve dhe etnive të ndryshme dhe kontributi Juaj për mirëkuptimin, tolerancën dhe dashurinë në mesin e qytetarëve tanë është me peshë të veçantë.Duke ju dëshiruar shëndet dhe suksese, i nderuar Krasniqi, ju lus të pranoni ndjenjat e konsideratës sime më të lartëMe respekt,                   Dr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.