Presidenti Sejdiu priti znj. Jane Armitage, drejtoreshë rajonale e Bankës Botërore

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore, znj. Jane Armitage, e cila ritheksoi përkushtimin e Bankës Botërore për ta ndihmuar Kosovën dhe të ardhmen.
Presidenti Sejdiu mori pjesë në ceremoninë e përurimit të bibliotekës së shkollës fillore Xhemail Mustafa në Prishtinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të bibliotekës së shkollës fillore ?Xhemail Mustafa? në Prishtinë.
Sejdiu: Vdekja tragjike e Presidentit Kaczynski tronditje për mbarë opinionin botëror

Presidenti Sejdiu u nënshkrua sot në librin e zisë, i hapur për nder të Presidentit të Polonisë Leh Kaczynski, i cili humbi jetën tragjikisht para pak ditësh së bashku me bashkëshorten e tij Maria, si dhe 94 personaliteteve eminente të shtetit mik polak.
Presidenti Sejdiu mbështet përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë në Konferencën e Dytë Rajonale për Politikat dhe Pjesëmarrjen civile të Rinisë.
Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në shënimin e 11-vjetorit të Betejës së Koshares

Të nderuar komandantë të Betejës së Koshares, Të nderuar luftëtarë të Betejës së Koshares, Të nderuar familjarë të të rënëve në Betejën e Koshares,
Presidenti Sejdiu ngushëlloi ushtarakët e kontingjentit polak të KFOR-it

Me rastin e tragjedisë ajrore në të cilën humbi jetën Presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski, bashkëshortja e tij dhe shumë zyrtarë të tjerë të shtetit polak, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i vizitoi sot dhe u shprehu ngushëllime ushtarakëve të kontingjentit polak në kuadër të Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes në kampin Bonstill afër Ferizajt si dhe u nënshkrua në librin e zisë.
Mbretëria e Swazilandit
Një delegacion i Republikës së Kosovës mori pjesë meshën e përshpirtshme për presidentin e Polonisë, Lech Kaczynski në Kishën Katolike të Shkupit

Një delegacion i lartë i Republikës së Kosovës, në të cilin bënin pjesë përfaqësuesit e . Presidentit Sejdiu, përfaqësuesi i Kryeministrit ThaÃ?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?§i, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, si dhe i Ngarkuari me Punë i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, Skënder Durmishi, organizuar nga Protokolli i Shtetit, mori pjesë në meshën e përshpirtshme të mbajtur në Kishën Katolike të Shkupit për Presidentin e Polonisë, Lech Kaczynski, bashkëshorten e tij Maria dhe zyrtarët e tjerë të lartë të shtetit polak, të cilët humbën jetën sot në aksidentin tragjik të aeroplanit me të cilin po udhëtonin, në afërsi të aeroportit të Smolenskut në Rusi.
Presidenti Sejdiu ngushëlloi popullin dhe institucionet e Polonisë

Me të marrë lajmin për vdekjen tragjike të Presidentit të Polonisë, Shkëlqesisë së Tij Lech Kaczynski, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka shprehur ngushëllimet me të sinqerta për popullin dhe institucionet e Polonisë.
Presidenti Sejdiu priti përfaqësuesit e komunitetit rom të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr, Fatmir Sejdiu, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, priti në një takim Kujtim Pacakun, nënkryetar i Këshillit Konsultativ për Komunitete, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile nga komuniteti rom Nexhip Menekshe, Bashkim Ibishin dhe Daut Qylangjiun.