presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Klinikës së rinovuar të Neurologjisë në QKUK

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Alush Gashi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përurimit të Klinikës së rinovuar të Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Me rinovimin e kësaj klinike, besoj që keni bërë një punë të madhe, në ofrim të shansit më të mirë për punë personelit por edhe për pacientët”, tha Presidenti Sejdiu.Ai më tej tha se ka ekipe të mira, por që duhen edhe përmirësim i kushteve  të punës dhe se është momenti që njerëzit të përcaktohen se a dëshirojnë të punojnë në sektorin publik apo privat.“Ka ekipe të mira, por nevojiten edhe kushte të mira. Është koha që njerëzit të përcaktohen qartë, ata që duan të punojnë në pjesën e shëndetit publik apo të institucioneve publike, ta bëjnë si duhet, dhe ata që përcaktohen për pjesën private ligji është për njërën dhe për tjetrën, duhet të respektohet ligji”, vijoi Presidenti Sejdiu.Duke folur më tej rreth rëndësisë së shëndetit publik, Presidenti i vendit, dr. Fatmir Sejdiu tha se duhet që me krejt energjinë dhe dijen që kanë njerëzit të shërbejnë për të mirën e pacientëve.“Bashkërisht me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë besoj së do të vëni në efiçiencë gjithë atë pjesë të aparaturës ekzistuese që nuk është shfrytëzuar por që mund të jetë e përputhshme me teknologjitë bashkëkohëse. Por, të njëjtën kohë, të siguroni kushte për investime të reja në aparaturë, në klinikë, që të jenë shërbimet sa më të mira për qytetarët dhe se vetëm në këtë mënyrë do të jetë një shpagim i mirë i borxhit që kemi ndaj personelit por edhe ndaj njerëzve të Kosovës, që mund të kenë hallet shëndetësore”, tha Presidenti Sejdiu. 

This site is registered on wpml.org as a development site.