Intervistë e Presidentit Sejdiu në “La Libre Belgique”

“Po bëjmë progres. Prognozat e atyre që janë kundër pavarësisë së Kosovës nuk janë realizuar. E kundërta, e kemi konsoliduar bazën e një zhvillimi të qëndrueshëm. I kemi themeluar institucionet tona dhe kemi përfunduar legjislacionin tonë, si dhe Kushtetutën. Deri më tani, Kosovën e kanë njohur 65 shtete. Jemi anëtarësuar në FMN dhe në Bankën Botërore.

Presidenti Sejdiu priti Admiralin Mark Fitzgerald

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot në takim komandantin e Forcave të Përbashkëta të NATO-s me seli në Napoli, Admiralin Mark Fitzgerald, me të cilin bisedoi për zhvillimet në vend dhe bashkëpunimin e institucioneve të vendit me NATO-n.

Sejdiu: NATO-ja është këmbëngulëse për mbështetjen e FSK-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u kthye nga vizita në Bruksel, ku dje u takua me ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Atlantikut Verior ? NATO, në të cilin i njoftoi ata për zhvillimet e përgjithshme të Kosovës, për vizionin e Kosovës për ecje të mëtejshme e posaÃ?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?§ërisht për ambicien e saj që të jetë anëtare e NATO-s, në procese normale të përmbushjes së kritereve sikur edhe vendet e tjera të rajonit.

Presidenti Sejdiu iu drejtua ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Atlantikut Verior (NATO).

Bruksel, 17 mars 2010. ? ?Kosova sot është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga 65 vende demokratike anekënd globit. Gjatë këtyre dy viteve të pavarësimit, Kosova ka arritur t?i ndërtojë institucionet e saj demokratike: Kushtetutën dhe Ligjet, Gjykatën Kushtetuese, Agjencinë e Inteligjencës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe të gjitha i ka bërë në përputhshmëri të plotë me Pakon e Ahtisarit, me të drejta të garantuara për komunitetet pakicë. Me këtë Kosova ka arritur t?i hedhë poshtë gjithë prognozat e këqija që dolën para pavarësimit të vendit. Ka arritur të mbajë stabilitetin e përgjithshëm në vend dhe të bëhet faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon?, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një adresimi që pati sot për ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Atlantikut Verior në Bruksel.

Presidenti Sejdiu priti Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, z. Antonio Milloshoski.

Kosova dhe Maqedonia janë shembull i bashkëpunimit të mirë ndërfqinjësor në rajon, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një takimi që pati sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Milloshoski. Presidenti Sejdiu, po ashtu, theksoi se dy vendet tona tashmë e kanë krijuar një bazë shumë të mirë të bashkëpunimit, e cila do të jetë bazë për thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella në të ardhmen. “Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë, duke qenë fqinjë të parë, natyrshëm kanë interesa dhe ambicie të përbashkëta”, vijoi Presidenti, i cili çmoi të arriturat e Maqedonisë në procesin e integrimeve evroperëndimore, sidomos përfshirjen e këtij vendi në liberalizimin e vizave. Duke theksuar se përvojat e Maqedonisë mund t’i shërbejnë si udhërrëfyes i mirë Republikës së Kosovës në këtë aspekt, Presidenti Sejdiu shfaqi bindjen se Republika e Maqedonisë, sikundër deri më tani, do të vazhdojë të jetë një zë mbështetës për Kosovën në institucionet dhe forumet ndërkombëtare, në të cilat ajo merr pjesë. Edhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, z. Antonio Milloshoski, pohoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira, ndërsa janë krijuar të gjitha mundësitë që ato të ngrihen në nivele edhe më të larta. Në këtë kontekst, ai veçoi angazhimin e qeverive të të dyja vendeve për nënshkrimin e katër marrëveshjeve të reja bilaterale, si një dëshmi se Maqedonia dhe Kosova janë të përkushtuara të punojnë së bashku për arritjen e synimeve të përbashkëta. “Republika e Maqedonisë do të jetë udhëheqëse e radhës e Këshillit të Evropës, nga muaji maj deri në nëntor të këtij viti, dhe gjatë kësaj kohe do të jetë në dispozicion të institucioneve të Kosovës, për t’u ndihmuar atyre njësoj si deri më sot”, tha Ministri Milloshoski. Do theksuar se, pas këtij takimi, Presidenti Sejdiu dhe Ministri Milloshoksi morën pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Prishtinë.

U inaugurua ambasada e Maqedonisë në Prishtinë

Presidenti Sejdiu, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni si dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, morën pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Prishtinë. Hapjen e ambasadës së Republikës së Maqedonisë në vendin tonë,  Presidenti Sejdiu e vlerësoi si  një moment të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve sovrane. “Hapja e ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë është një moment i veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona sovrane dhe kemi kënaqësinë që sot në Kosovë kemi ministrin Milloshoski”, theksoi Presidenti Sejdiu. Presidenti Sejdiu foli edhe për përvojat e Maqedonisë në rrugën e integrimeve, me ç’rast tha se ato do të jenë të rëndësishme edhe për Kosovën, sidomos sa i përket rrugëtimit drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Duke folur për komunikimin shumë të mirë në mes të dy vendeve, Presidenti Sejdiu tha se njerëzit e biznesit, të shkencës, të kulturës nga Kosova dhe nga Maqedonia kanë lëvizur edhe më herët sesa politika, dhe është me rëndësi që janë krijuar baza të mira të komunikimit dhe strukturë legjislative mbështetëse nga të dy vendet. Presidenti Sejdiu, në fund të fjalës së tij, përsëriti qëndrimin e shprehur edhe në takimin e mëhershëm me Presidentin Ivanov se është fat për të dy vendet që në këto zhvillime kanë miq të përbashkët ndërkombëtarë dhe se do të vazhdohet në këto aleanca.

Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi u takuan me gjeneralin Bentler – u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit midis KFOR-it dhe FSK-së

Presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, zhvilluan sot një takim të përbashkët me Komandantin e KFOR-it Gjeneralin Markus Bentler. Pas një bisede përmbajtjesore u dakorduan në plotëni për vazhdimin e bashkëpunimit midis KFOR-it dhe FSK-së. Nga ky takim Zyra e Presidentit të Kosovës lëshon këtë komunikatë: Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës e definojnë Misionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Mbështetja e KFOR-it për Forcën e Sigurisë së Kosovës është rrjedhimisht e kufizuar në trajnimin dhe mentorimin e një force, misioni i së cilës është reagimi ndaj krizave emergjente, mënjanimi i mjeteve plasëse dhe mbrojtja civile. Kjo mbështetje është e mbështetur në vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, qëllimi i të cilit ka qenë dhe mbetet vazhdimi i përkrahjes për FSK-në derisa ajo të ketë arritur Kapacitetet e Plota Vepruese. Institucionet e Republikës së Kosovës theksojnë nevojën e bashkërendimit me KFOR-in, në rastet e paraqitjes publike të Gardës Ceremoniale. Institucionet e Republikë së Kosovës mirëpresin mbështetjen e KFOR-it për FSK-në ndërsa ato ruajnë dhe aplikojnë parimet e respektit të ndërsjellët, bashkëpunimit të afërt dhe transparencës së plotë. Ne jemi të bindur se zotimet e lartpërmendura janë një bazë e qëndrueshme për KFOR-in për të vazhduar bashkëpunimin dhe përkrahjen e tij për FSK-në.

This site is registered on wpml.org as a development site.