Motoçiklistët evropianë bëjnë thirrje për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

“Ju falënderoj për sakrificën që keni bërë për të ardhur në Kosovë, si dhe për ndihmat që keni sjellë për shëndetësinë e vendit tonë”, u tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu pjesëmarrësve të xhiros së tetë evropiane të motoçiklistëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, të cilët po zhvillojnë xhiron e pagëzuar “Mobiliteti i tejkalon kufijtë dhe i bashkon kulturat”.

Presidenti Sejdiu po vazhdon vizitën zyrtare në Malajzi

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu po vazhdon vizitën e tij zyrtare në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur. Pas takimeve bilaterale shumë përmbajtjesore dhe të frytshme që ai ka pasur me Kryeministrin e Malajzisë, Dato’ Sri Mohd Najib Tun Abdul Razak, me Sulltanin e Brunejit, Hassanal Bolikah dhe me Presidentin e Maldiveve, Mohamed Nashed, Presidenti Sejdiu ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh që janë organizuar këtu për nder të liderëve pjesëmarrës në Forumin e gjashtë Ekonomik Islamik Botëror.

Presidenti Sejdiu u prit nga Kryeminsitri i Malajzisë, Dato’ Sri Mohd Najib Tun Abdul Razak

Kryeministri i Malajzisë, Dato’ Sri Mohd Najib Tun Abdul Razak ka konfirmuar vullnetin e plotë të Malajzisë për t’i intensifikuar marrëdhëniet e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës. Përkushtimin e vendit të tij për ta përkrahur shtetin më të ri në botë, Republikën e Kosovës, Kryeministri malajzian e ka theksuar edhe sot, gjatë një takimi dypalësh me Presidentin e Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu.

Presidenti Sejdiu u takua me Presidentin e Maldiveve, Mohamed Nasheed

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka mbajtur sot në Forumin Islamik Ekonomik Botëror një fjalim, si dhe është takuar me liderë të ndryshëm të vendeve që po marrin pjesë në këtë forum. Përvec bisedave të shumta që ka pasur me përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse, Presidenti Sejdiu ka pasur një takim të përzemërt me Presidentit e Maldiveve, Mohamed Nasheed, të cilin e ka falënderuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky vend.

Presidenti Sejdiu takoi Sulltanin Hassanal Bolkiah, Sovran i Brunejit

“Republika e Kosovës është dëshmuar si një faktor shumë i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit në rajon, duke i bërë të dështojnë të gjitha parashikimet e këqija të kundërshtarëve të pavarësisë së vendit tonë”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi të veçantë që pati sot me Sulltanin e Brunejit, Hassanal Bolkiah.

This site is registered on wpml.org as a development site.