Presidenti Sejdiu i dekoroi dëshmorët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu me Medaljen e Artë të Lirisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot familjarët e dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të cilëve ua dorëzoi diplomat e e dekorimit të dy dëshmorëve me Medaljen e Artë të Lirisë.
Agjenda e Presidentit Sejdiu për ditën e martë, 1 qershor 2010

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, do të vizitojë shkollën fillore “Naim Frashëri”, në fshatin Breznicë, Komuna e Kastriotit. Dita:e martë, 1 qershor 2010Koha: 09:00Vendi: Shkolla fillore “Naim Frashëri” në fshatin Breznicë, Komuna e Kastriotit.
Presidenti Sejdiu priti ish-Presidentin e Shqipërisë, z. Alfred Moisiu

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, priti sot ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Alfred Moisiu, të cilin e falënderoi për mbështetjen që ai ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Presidenti Sejdiu vizitoi shkollën fillore Naim Frashëri të fshatit Breznicë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, vizitoi shkollën fillore “Naim Frashëri” të fshatit Breznicë, Komuna e Kastriotit, nga përcolli mesazhin dhe dëshirën për jetë më të mirë dhe të gëzueshme për të gjithë fëmijët e Kosovës dhe të botës mbarë.
Presidenti Sejdiu: Skicimi i hartave të reja në Ballkan do të kishte efekt domino me pasoja shumë të rrezikshme për të gjithë rajonin

“Republika e Kosovës ka vizion të qartë për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe, si gjithmonë deri më tani, pret mbështetjen e plotë të Suedisë për jetësimin e këtyre këtij synimi madhor”, tha Presidenti i Republikës së Kosovë, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një takimi lamtumirës që pati sot me ambasadorin e Suedisë, z. Lars Fredén, Ambasador i Suedisë në Maqedoni, jorezident për Kosovën.
Presidenti Sejdiu dekoroi Shefqet Bylykbashin me Medaljen e Artë të Lirisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka marrë vendim që, për kontribut të veçantë dhënë gjatë gjithë jetës së tij në mbrojtjen e lirisë së Kosovës dhe me rastin e 100-vjetorit të lindjes, të dekorojë me Medaljen e Artë të Lirisë, personalitetin e shquar të Kosovës dhe të shqiptarëve, Major Shefqet Bylykbashi-Kapetani.
Presidenti Sejdiu priti z.Lamberto Zannier

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu takoi sot përfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, z. Lamberto Zannier.
Presidenti Sejdiu ne vitin e pavaresise
Libri Vjetor
PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS – VJETARI (shkurt 2009 – shkurt 2010)