presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu vizitoi shkollën fillore “Naim Frashëri” të fshatit Breznicë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, vizitoi shkollën fillore “Naim Frashëri” të fshatit Breznicë, Komuna e Kastriotit, nga përcolli mesazhin dhe dëshirën për jetë më të mirë dhe të gëzueshme për të gjithë fëmijët e Kosovës dhe të botës mbarë.

Duke kërkuar nga institucionet e vendit përkushtim më të madh për të investuar në arsimimin e fëmijë të Kosovës për të përmirësuar kushtet dhe infrastrukturën shkollore dhe pajisjen e shkollave me teknologji të avancuar, Presidenti Sejdiu u bëri thirrje arsimtarëve që të kenë bashkëpunim të vazhdueshëm me prindërit, në mënyrë që suksesi i nxënësve të jetë sa më i lartë. “Është e pamundur që një mësues të bëjë një punë të mirë për nxënësit, nëse nuk ka prind të përkushtuar për suksesin e fëmijës së vet dhe anasjelltas. Kjo duhet të jetë e pashkëputshme, jo vetëm si pjesë e dashurisë prindërore, por edhe e dashurisë ndaj vendit për të ndërtuar gjenerata të mira dhe të arsimuara”, theksoi Presidenti Sejdiu. Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, Presidenti Sejdiu foli edhe për zhvillimet e përgjithshme politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë, për sfidat me të cilat ballafaqohet, si dhe për dukuritë që e pengojnë zhvillimin më të hovshëm, siç janë korrupsioni, neglizhenca në kryerjen e detyrave etj.

This site is registered on wpml.org as a development site.