presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dekoroi Shefqet Bylykbashin me Medaljen e Artë të Lirisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka marrë vendim që, për kontribut të veçantë dhënë gjatë gjithë jetës së tij në mbrojtjen e lirisë së Kosovës dhe me rastin e 100-vjetorit të lindjes, të dekorojë me Medaljen e Artë të Lirisë, personalitetin e shquar të Kosovës dhe të shqiptarëve, Major Shefqet Bylykbashi-Kapetani.

Vendimi i Presidentit merret në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28 si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së tyre, Neni 3, 19 dhe 34.Kjo medalje u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj, për kontribut të lartë në mbrojtjen e lirisë së KosovëNë arsyetimin e vendimit të Presidentit Sejdiu për dekorimin e Shefqet Bylykbashit thuhet: Kontributi i Major Shefqet Bylykbashi-Kapetani për lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve është  i veçantë dhe domethënës në një nga periudhat më të vështira të atdheut tonë, gjatë dhe mbas Luftës së Dytë Botërore. Si komandat Artilerie për Mbrojtjen e Kufirit të Kosovës,  Shefqet Bylykbashi-Kapetani bashkoi, frymëzoi  dhe drejtoi luftëtarët duke qenë vetë në krye, duke treguar kështu trimërinë dhe përkushtimin e paepur për mbrojtjen dhe lirinë e vendit tonë. Ai dha shembullin e personalitetit ku bashkohen atdhedashuria, vlerat më të larta njerëzore dhe profesionalizmi ushtarak, në funksion të të ardhmes më të mirë të lirisë së qytetarëve të Kosovës. Shefqet Bylykbashi-Kapetani gjatë gjithë jetës së tij mbeti i përkushtuar dhe i pathyer në idealet e lirisë së Kosovës dhe të shqiptarëve.Vepra dhe personaliteti i Major Shefqet Bylykbashit-Kapetanit do të mbeten frymëzim atdhedashurie për brezat që do të vijnë.

This site is registered on wpml.org as a development site.