presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu takoi anëtarët e Këshillit të Atlantikut Verior

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me t’u kthyer nga vizita e suksesshme në Malajzi, ka pasur një takim me anëtarët e Këshillit të Atlantikut Verior, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Në këtë takim, Presidenti Sejdiu e ka falënderuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Rasmussen, si dhe të gjitha vendet e NATO-s, për ndihmën e madhe që i kanë dhënë dhe po vazhdojnë t’i japin  Kosovës. Po ashtu, Presidenti Sejdiu i ka njoftuar ata për gjendjen e përgjithshme në Kosovë dhe ka shprehur përkushtimin e institucioneve dhe të qytetarëve të Kosovës për të ndërtuar një shoqëri të lirë dhe demokratike, të përkushtuar që të lëvizë shpejt në rrugën e saj të integrimeve euroatlantike në partneritet të përhershëm me NATO-n.  Gjithashtu, Presidenti Sejdiu ka folur për procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me ç’rast ka ripërsëritur kërkesën e tij që Forca e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë, qoftë edhe në mënyrë simbolike, në operacionet paqësore të NATO-s. Presidenti Sejdiu u është përgjigjur edhe interesimeve të veçanta të ambasadorëve të vendeve të Atlantikut të Veriut lidhur me zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.